Kronika 1 May 2025, 21:31 Nga VNA

Klodiana Lala: Në Durrës dhe Elbasan, edhe po nuk e shite votën ta marrin me kallash te koka

Ndaje në Whatsapp
Klodiana Lala: Në Durrës dhe Elbasan, edhe po nuk e shite votën

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” duke folur për krimet zgjedhore të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se hetimet që bëhen sot ndaj zyrtarëve mund të kenë efektin në votë.

Lala u ndal në Durrës dhe Elbasan ku tha se po nuk e shite votën ta marrin me kallash te koka.

“Krimi zgjedhor për t’u provuar, do të duhet të ketë një bazë të dyshimit të arsyeshëm, do të dojë kohën e vetë. Jemi në dhjetë ditë para zgjedhjeve. Është faza më e nxehtë, prokuroria do të ketë më shumë brumë, për të patur goditje konkrete.

Ja të jap një shembull. Para pak ditësh kam raportuar për pyetjen e zotit Arbjan Mazniku në prokuroinë e Tiranës. Zoti Mazniku nuk u denoncua direkt, ishte Këllici që kallëzoi zotin Veliaj për një rrugë. Prokurorisë iu deshën dy vjet. Prokuroria vetëm pas dy vitesh e thirri për ta marrë në pyetje. Sot pasi është marrë dëshmia e zotit Mazniku, pas dy vitesh po bëhet gati dosja për SPAK. Pra hetime që mund të nisin sot mund të kenë efektin edhe më vonë.

Durrësi nuk ka nevojë, është si Kolumbia sot. Elbasani po ashtu. Edhe po nuk e shite votën ta marrin me kallash te koka. Koha do ta tregojë, se diku do të mbetet një provë. E mbani mend dosjen 184 dhe 339? Edhe kur dikush refuzon, në Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier, janë problematike, nëse nuk ka bashkëpunim mes qytetarëve dhe insitucioneve nuk i kërkohet policisë dhe prokurorisë” – tha Lala.

 

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme