Kronika 30 April 2025, 11:53 Nga VNA

Siguroi makinën që u përdor në vrasjen e Renato Hoxhajt, tropojani i arrestuar mik i Roan Brahimit. Krimi u porosit nga Dubai

Ndaje në Whatsapp
Siguroi makinën që u përdor në vrasjen e Renato Hoxhajt,

Eris Mehmeti nga Tropoja është arrestuar nën dyshimet se ka krijuar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë tri ditë më parë.

Mehmetaj rezulton se merrej me shitje pronash dhe njihej si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i cili u ekzekutua në maj të 2024 në Athinë, ndërsa pak ditë më parë në Pllanë të Lezhës, u ekzekutua babai i tij, Gjovalin Prendi.

Nga hetimet e policisë, rezulton se Mehmeti ka siguruar makinën që përdori për të lëvizur vrasësi.

Rezulton se makinën, i arrestuari ia kishte dhënë autorit të dyshuar të krimit. a kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat.

Vrasja e Renato Hoxhajt teksa doli nga shtëpia e tij në lagjen Hajro Cakërri, dyshohet të jetë porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga verefikimet e deritanishme rezulton se viktima ndonëse nuk kishte bërë denoncim në polici, kishte rritur masat e sigurisë, pasi dy muaj më parë kishte instaluar në banesat e tij, kamera sigurie.

Autori i dyshuar rezulton se ishte veshur me rroba blu të errëta, sic rezulton dhe nga fotoja dhe në fytyrë mbante një maskë në dukje si ato ato anticovid. Ai e priti për më shumë se 1 orë e gjysmë shënjestrën e tij dhe sapo Renato Hoxhaj doli nga banesa në orën 06.20 e qëlloi me dy plumba në kokë dhe një në trup. Policia dyshon në disa pista, që nga problemet e pronësisë dhe deri tek fakti se Renato Hoxhaj mund të ketë qenë informator i një grupi kriminal në Vlorë, në një nga atentatet mafioze dhe e ekzekutuan me qëllim që ai të mos fliste nëse arrestohej. Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe pas ndarjes nga e shoqja bashkëshjetonte me një grua tjetër. Hoxhaj punonte roje në një kantier në ndërtim.

Video

Këto janë pamjet kur një efektiv i “Shqiponjave” godet me grusht një qytetar të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë. Pas publikimit të videos, punonjësi i policisë është pezulluar nga detyra, ndërsa ngjarja pritet të verifikohet nga strukturat përkatëse.

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme