Kronika 1 May 2025, 22:34 Nga VNA

"Nuk na duhet kokaina se kemi tenderat"/ Lala zbulon si emëronte Suel Çela zyrtarët në Elbasan dhe merrte tendera

Ndaje në Whatsapp
"Nuk na duhet kokaina se kemi tenderat"/ Lala zbulon si emëronte

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet ndaj Suel Çelës dhe disa zyrtarëve.

Lala tha se ka dyshime që Suel Çela ndikonte për emërimin e zyrtarëve në Elbasan dhe më pas merrte tendera prej tyre. Madje aq fitimprurëse ishte kjo praktikë, saqë në përgjime ata shprehen se ka më tepër leverdi se trafiku i kokainës.

"Kemi raportuar edhe më herët që ka patur kontrolle të urdhëruara nga SPAK në Elbasan. Janë tre kontrolle te Luan Tabaku, zyrtar në Elbasan te Ujësjellësi, koorinator i PS dhe lidhje e fortë e Suel Çelës. Mariglen Çoku dhe biznesi i Nazif Bajramit.

Rezulton se zoti Tabaku, sipas hetimeve të kryera, është diktuar dhe emëruar nga Suel Çela, sepse në komunikime dhe datat përkojnë dhe thuhet “bisedoni me Luanin se na duhet”. Pra njeri që do t'ju jepte edhe tendera.

Ka një moment për Mariglen Çokun, rezulton se kur u godit organizata e Suel Çelës, administratori i akademisë së futbollit, është gjetur brenda ambjentet e trgetu Agro Ushqimor, në pronësi të babait të Suel Çelës.

Ka dyshime që ky person të jetë lidhje e ngushtë e Suel Çelës, por të ketë qenë në shoqerinë e tij kur është aksioni. Po kryhen hetime për akademinë e futbollit Elbasani.

Disa pasuri të Suel Çelës, regjistroheshin në emra të personave të tjerë.

Pra emëronin drejtuesit e insitucioneve, injektonin para të pista te lidhjet e tyre, me qëllim që të pastroheshin paratë. Nga drejtuesit e institucioneve, kanë përfituar tendera. Prokuroria po sekuestron një sërë tenderash, që janë dhënë për shkak se Suel Çela kishte ndikuar në emërimin e titullarëve.

Suel Çela thotë “mos e keqpërodrni Lanin për gjëra të vogla, se na duhet për gjëra të rëndësishme”. E ka fjalën për Luan Tabakun dhe tenderat. Ka miliona euro që qarkullojnë dhe ka fjali në dosje “nuk duhet të merremi as me kokainë, se kemi tenderat”. Kjo po hetohet", tha Lala.

 

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme