Kronika 3 May 2025, 13:52 Nga VNA

Mesazhet përndjekëse të Irini Shehut për drejtorin e spitalit të Dibrës: Kujdes burrin, pasi futen shumë në zyre dhe i rrinë gjatë

Ndaje në Whatsapp
Mesazhet përndjekëse të Irini Shehut për drejtorin e

Vetem 6 ditë pasi kishte marrë detyrën si drejtor i spitalit të Dibrës, Ruzhdi Deda është përballur me kërcënime dhe përndjekeje të vazhdueshme nga ish-drejtoresha Irini Shehu e cila është shkarkuar nga detyra pasi ka goditur me sende të forta ekonomistin.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë përmes të cilës është në masën e arrestit në shtëpi, Deda e kishte thirrur në zyrë me qëllim për të marrë sendet personale por aty është zhvilluar një debat mes tyre.

Më tej akuza zbardh tensionet dhe në diskutimet në grupin e whats app të PS ku Shehu ka nisur me ofendime ndaj Ruzhdi Dedës.

“Provo dhe thauju dhe njehere kordinatoreve qe sa kohe mereni me Irma Sehun nuk do filloni pune ne spital....dhe te shohesh, ty te behet me shengen hyrja ne spital, Lexoje mire kete sms”, është një prej mesazheve.

Përndjekja sipas drejtorit Ruzhdi Shehu ka vijuar edhe të bashkëshortja e tij e cila ishte në muajin në 9 të shtatzanisë.

Në dosje thuhet se me një adresë në rrjetin social Irini Shehu i është drejtuar me fjalët “kujdes burrin, pasi futen shumë në zyre dhe  i rrinë gjatë”.

Nuk kanë munguar as mesazhet në 4 të mëngjesit përmes rrjetit sociale ku thuhet se ka pasur nota denigruese dhe shantazhuese.

Një tjeter episode ka të bëjë me datën 22 prill ku sapo Ruzhdi Deda ka dalë nga mbledhja që Partia Socialishte kishte, Irini Shehu i është drejtuar me fjalë ofenduese në prani të të gjithë kordinatorëve.

Pas administrit të kallzimit dhe  mbledhjes se provave policia ka vepruar ndaj saj ku gjykata e la në arrest në shtëpi./Ora/

 

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme