Kronika 3 Maj 2025, 13:05 Nga VNA

Dubai, dikur oaz për kriminelët shqiptarë, sot vendi që po i dëbon të gjithë, nga Plarent Dervishaj te Franc Copja e Florenc Capja

Ndaje në Whatsapp
Dubai, dikur oaz për kriminelët shqiptarë, sot vendi që po i

Dikur Dubai ishte një oaz për kriminelët shqiptarë. Në mungesë të një marrëveshje ekstradimi mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë, të gjithë bosët e krimit ishin strehuar në Dubai. Atje kishin tërhequr dhe familjet dhe kishin investuar milionat e fituara nga aktiviteti kriminal. E dukej e largët dita kur ata do të mund të silleshin në Shqipëri për të vuajtur dënimet për krimet e rënda, apo të përballeshin me drejtësinë. Por, sot nuk është më një tabu. 3 prej emrave më të njohur të botës së krimit, janë dëbuar nga Dubai.

Plarent Dervishaj, një prej personazheve më kontroversë të botës së krimit, u dëbua nga Dubai muaj më parë. Ai ka qenë një ndër eksponentët kryesorë të “Bandës së Durrësit”, por mundi të merrte pafajësinë në atë kohë, ndonëse të gjithë anëtarët e grupit kriminal u dënuan. Dervishaj u zhvendos vitet e fundit në Dubai, atje ku edhe investoi. Por një atentat që iu bë atij dhe dy prej anëtarëve të grupit, në fshatin Koxhas të Durrësit e rifuti atë thellë në botën e krimit. Dervishaj u përplas me Aleksandër Lahon alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi. Këtij të fundit i bëri atentat teksa ndodhej në makinën e ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, aktualisht kandidat  për deputet i PD-së. Rrumi dhe Ndoj mbetën të plagosur, ndërsa u vra shoferi Andi Maloku. Dervishaj, është personazhi kryesor i botës së errët që u ekstradua nga Dubai drejt Shqipërisë. Bashkë me të u ekstradua edhe Julian Mece, anëtar i grupit të tij kriminal.

Më herët, Dubai iu dorëzoi autoriteteve belge, Franc Copjan, kreun e organizatës kriminale Copja, që akuzohet se ka urdhëruar dhjetra vrasja dhe është përfshirë në trafik të kokainës. Organizata Copja rezulton të ketë miliona euro pasuri, një pjesë e të cilave është sekuestruar.

Florenc Capja, nipi i Ardian Capjas, të dy të dënuar me burgim të përjetshëm si krerë të një grupi kriminal me bazë në Elbasan që urdhëruan vrasjen  e Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir në 2012. Capja, kishte thuajse 6 vite që ishte zhvendosur në Dubai, bashkë me familjen për vetëm dje u ekstradua drejt Tiranës. Ai do të vuajë tashmë dënimin e përjetshëm dhe me gjasë të tjera telashe do ti hapen me drejtësinë. Ardian e Florenc Capja njihen si kundërshtarë të Suel Celës.

Durim Bami, i njohur si i forti i Niklës, po bën betejë me autoritetet në Dubai për të penguar ekstradimin drejt Shqipërisë. Por askush se thotë me siguri se nëse do të ekstradohet ose jo. Shanset që ai të sillet në Shqipëri janë të shumta.

Këto janë vetëm disa nga rastet e ekstradimeve apo dëbimeve të njerëzve të krimit nga Dubai drejt Shqipërisë, cka dëshmon se Dubai nuk është streha e sigurt, për bosët e tokës së nëndheshme shqiptare.

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme