Kronika 3 May 2025, 16:22 Nga VNA

Ekzekutimi i biznesmenit Nasufi, hetuesit zbulojnë ADN

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i biznesmenit Nasufi, hetuesit zbulojnë ADN

Prokuroria e Tiranës ka në dorë një profil ADN-je përmes të cilit mund të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit 2025 në rrugën “Myrte Zeneli” në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Mbetjet biologjike janë zbuluar në një dorezë të përdorur nga autori, i cili pasi qëlloi me 6 plumba për vdekje 56-vjeçarin e dogji motorrin që përdori për të lëvizur para dhe pas krimit, si dhe sendet e tjera në zonën e Kombinatit në një nga tunelet e zonës. Hetuesit zbuluan një nga dorezat gjysmë të djegura dhe pikërisht aty është përftuar material biologjik dhe është përftuar një profil ADN-je.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar krahasimin e këtij profile me bazën e të dhënave të ADN-së së Interpolit për të konfirmuar nëse përputhet me profilin e ndonjë të skeduari për krime të tjera. Me vendim gjykate është vendosur krahasimi i këtij profili me nënën e dy vëllezërve nga Përmeti por me banim dhe aktivitet kriminal në Spanjë, si dhe me një kushëri të tyre, pasi janë ngritur dyshime se mund të kenë lidhje me vrasjen.

Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua poshtë banesës së tij teksa po parkonte automjetin. Ai u qëllua për vdekje në sy të gruas nga një person që lëvizte me një motorr që më vonë u gjet i djegur. Prokuroria po heton në disa pista, që nga konfliktet për pronësinë e deri tek ato për borxhet lidhur me vrasjen e biznesmenit.

Video

SPAK zbarkon në qelinë e Ergys Agasit, gjenden pije alkoolike dhe pajisje wireless në paraburgimin e Bradasheshit.

A ka ndonjë mazhorancë në botë që me qëllim krijon boshllëqe ligjore për të linçuar sistemin e drejtësisë?

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme