Kronika 1 December 2024, 23:08 Nga VNA

Sherr me thika në Vlorë, plagoset rëndë 41-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Sherr me thika në Vlorë, plagoset rëndë 41-vjeçari

Policia e Vlorës ka njoftuar se një plagosjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar.

Në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një konflikti, 51-vjeçari A.R., i cili ka precedentë penal të mëparshëm, ka plagosur me thikë 41-vjeçarin Xh.K. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Në lagjen '15 Tetori', rreth orës 20:27, dyshohet se për motive të dobëta, 51-vjeçari A.R., person me precedentë penalë, ka plagosur me thikë shtetasin Xh.K., 41 vjeç, banues në lagjen '24 Maji', dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi Xh.K. po merr kujdes mjekësor në Spitalin Rajonal të Vlorës, në gjendje të rënduar shëndetësore. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes," informon policia.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme