Bota 23 May 2026, 19:58 Nga VNA

SHBA i kërkon Shqipërisë më shumë akses për kompanitë amerikane në projektet e mëdha

Ndaje në Whatsapp

ffgfgb.jpeg

Administrata amerikane e konsideron Shqipërinë një partner kyç për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, duke e vendosur vendin në qendër të bashkëpunimit ushtarak, energjetik dhe strategjik në rajon. Kjo del qartë në raportin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit për politikën e SHBA në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria përmendet si një nga aleatët më të rëndësishëm të NATO-s në rajon dhe si pjesë e planeve amerikane për të frenuar ndikimin rus dhe kinez.

Në dokument, SHBA thekson se integrimi i Shqipërisë në NATO “e ka bërë Aleancën më të fortë”, ndërsa administrata amerikane kërkon që vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, të modernizojnë kapacitetet ushtarake dhe të arrijnë objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin 5% të PBB-së, sipas angazhimeve të samitit të Hagës.

Raporti vë në dukje edhe rolin e Shqipërisë në operacionet ndërkombëtare të sigurisë. Sipas dokumentit, Shqipëria dhe Kosova janë ndër anëtarët themelues të “Board of Peace” dhe do t’i bashkohen Bosnje-Hercegovinës si kontribuues në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën, çka interpretohet nga SHBA si një tregues se Ballkani po kalon nga “konsumator sigurie” në “ofrues sigurie”.

Një tjetër fokus i rëndësishëm është energjia. Administrata amerikane identifikon Shqipërinë si pjesë të projekteve prioritare energjetike në rajon, sidomos në zhvillimin e hidrocentraleve dhe lidhjen e tregjeve energjetike të Ballkanit me rrjetet europiane. Dokumenti përmend konkretisht zhvillimin e hidroenergjisë në Shqipëri si pjesë e planeve për të reduktuar varësinë nga gazi rus dhe për të zgjeruar praninë e kompanive amerikane në sektorin energjetik të rajonit.

Po ashtu, SHBA shpreh interes të drejtpërdrejtë për korridoret strategjike të infrastrukturës ku përfshihet edhe Shqipëria, veçanërisht Korridori Adriatiko-Jonian dhe Korridori VIII, të cilët konsiderohen me rëndësi për transportin, energjinë dhe sigurinë ekonomike të rajonit. Sipas raportit, Uashingtoni synon të mbështesë kompanitë amerikane që të konkurrojnë në këto projekte strategjike kundrejt kompanive kineze dhe aktorëve të tjerë që cilësohen si “me standarde të ulëta”.

Në raport evidentohet gjithashtu shqetësimi amerikan për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Ballkan. SHBA paralajmëron se Moska përdor tensionet etnike dhe energjinë për të ushtruar presion politik, ndërsa Kina akuzohet se përdor kredi shtetërore, korrupsion dhe projekte infrastrukturore me kosto të fshehura për të rritur influencën në rajon. Për këtë arsye, administrata amerikane argumenton se forcimi i ekonomive dhe institucioneve transparente në vende si Shqipëria është mënyra më e qëndrueshme për të frenuar ndërhyrjet e huaja.

Një tjetër element i fortë i dokumentit është lufta kundër krimit të organizuar. SHBA thekson se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë amerikane, sidomos përmes lidhjeve me kartelet e drogës në hemisferën perëndimore dhe flukseve të emigracionit ilegal. Për këtë arsye, programet amerikane në rajon do të fokusohen në goditjen e krimit të organizuar, pastrimit të parave, krimit kibernetik dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet ligjzbatuese lokale.

Dokumenti tregon se politika amerikane në Ballkan po zhvendoset nga modeli tradicional i “ndërtimit të shteteve” drejt një qasjeje më pragmatike, të fokusuar te siguria, ekonomia dhe interesat strategjike të SHBA. Në këtë arkitekturë të re rajonale, Shqipëria shfaqet si një nga partnerët më të besueshëm të Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor. /ekofin.al

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme