Bota 23 May 2026, 15:43 Nga VNA

Franca i ndalon hyrjen ministrit izraelit, Itamar Ben-Gvir

Ndaje në Whatsapp

dfvfvd.webp

Franca ka vendosur t’i ndalojë hyrjen në territorin francez ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir. Lajmi u bë i ditur të shtunën nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot.

Sipas Barrot, vendimi lidhet me trajtimin e qytetarëve francezë dhe evropianë që ndodheshin në flotiljen “Global Sumud”. Në një postim në platformën X, ai deklaroi se nga sot Ben-Gvir nuk do të lejohet të hyjë në Francë, ndërsa kërkoi edhe vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian.

“Bashkë me homologun tim italian, po i kërkojmë Bashkimit Evropian të marrë masa sanksionuese kundër Itamar Ben-Gvir”, u shpreh Barrot.

Ai shtoi se, megjithëse Franca nuk mbështet veprimet e flotiljes dhe i konsideron ato joefektive, nuk mund të pranojë që qytetarët francezë të kërcënohen apo të trajtohen me dhunë, sidomos nga një zyrtar publik.

Të mërkurën, Ben-Gvir publikoi një video ku shfaqeshin dhjetëra aktivistë të flotiljes të gjunjëzuar dhe me duar të lidhura, pasi ishin ndaluar nga ushtria izraelite. Disa prej aktivistëve pretenduan se gjatë ndalimit kishin përjetuar dhunë dhe poshtërim nga forcat izraelite.

Rreth 50 anije ishin nisur nga Turqia javën e kaluar me synimin për të sfiduar bllokadën izraelite ndaj Rripi i Gazës. Të hënën, autoritetet izraelite ndaluan disa prej anijeve pranë brigjeve të Qipro dhe arrestuan 430 aktivistë, mes tyre edhe 37 shtetas francezë, të cilët më pas u deportuan.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme