Bota 22 May 2026, 08:45 Nga VNA

Trump do të dergojë dhe 5000 ushtarë shtesë në Poloni

Ndaje në Whatsapp
Trump do të dergojë dhe 5000 ushtarë shtesë në Poloni

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Polonia.

Lajmi u bë publik përmes Truth Social, ku Trump deklaroi se vendimi vjen pas zgjedhjes së presidentit aktual polak, Karol Nawrocki, të cilin ai tha se e kishte mbështetur personalisht gjatë procesit zgjedhor.

“Bazuar në zgjedhjen fituese të presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin pata nderin ta mbështes, dhe në marrëdhënien tonë me të, jam i lumtur të njoftoj se SHBA do të dërgojnë edhe 5 mijë ushtarë shtesë në Poloni”, shkroi Trump.

Njoftimi vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Europën Lindore dhe forcimi i pranisë ushtarake amerikane në Poloni shihet si pjesë e strategjisë së NATO-s për sigurinë rajonale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme