Bota 20 May 2026, 20:29 Nga VNA

SHBA ngre akuza për vrasje ndaj Raúl Castro për rrëzimin e avionëve në vitin 1996

Ndaje në Whatsapp
SHBA ngre akuza për vrasje ndaj Raúl Castro për rrëzimin e

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj ish-udhëheqësit kubanez Raúl Castro për komplot në vrasjen e shtetasve amerikanë dhe rrëzimin e dy avionëve civilë në vitin 1996 mbi ngushticën mes Kubës dhe Floridës. Në incident humbën jetën katër persona, mes tyre tre amerikanë, pjesëtarë të grupit kubano-amerikan “Brothers to the Rescue”.

Akuza u shpall në Miami nga zëvendësprokurori i përgjithshëm amerikan Todd Blanche, i cili deklaroi se SHBA “nuk i harron qytetarët e saj”. Përveç vrasjes, Castro akuzohet edhe për shkatërrim avioni dhe ndaj tij është lëshuar urdhër arresti.

Qeveria kubaneze e quajti vendimin “manovër politike pa bazë ligjore”. Presidenti kubanez Miguel Díaz-Canel tha se Kuba veproi në “vetëmbrojtje legjitime” dhe akuzoi SHBA-në se po përdor çështjen për të shtuar presionin ndaj regjimit komunist.

Rasti vjen në një moment tensionesh të forta mes Uashingtonit dhe Havanës. Administrata e Donald Trump ka shtuar sanksionet ndaj Kubës, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio akuzoi ushtrinë kubaneze për krizën ekonomike, mungesat e ushqimit dhe ndërprerjet e energjisë në vend.

Në Miami, komuniteti kubano-amerikan e përshëndeti vendimin si “drejtësi të vonuar”, ndërsa analistët paralajmërojnë se Kuba nuk ka gjasa të dorëzojë Raúl Castron pa rezistencë dhe se tensionet mes dy vendeve mund të përshkallëzohen më tej.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme