Bota 20 May 2026, 16:26 Nga VNA

John Travolta, bereta e Kanës dhe nevoja njerëzore për t’u dukur si versioni që ëndërrojmë të bëhemi

Ndaje në Whatsapp
John Travolta, bereta e Kanës dhe nevoja njerëzore për t’u

Në Festivalin e Kanës këtë vit nuk ishte vetëm kinemaja që tërhoqi vëmendjen. Në mes të tapetit të kuq, mes yjeve të Hollywood-it dhe luksit të zakonshëm të festivalit, një nga figurat më të komentuara u bë John Travolta. Jo për një rol të ri, por për një beretë.

Në fakt, tre bereta.

E zezë, kafe dhe krem, të kombinuara me syze me skelet të hollë dhe një mjekër që interneti u tall duke thënë se dukej sikur ishte vizatuar me marker. Fotot e aktorit 72-vjeçar u bënë menjëherë virale. Disa e krahasuan me një barist, të tjerë me një villain filmash spiunazhi apo një personazh të “Guess Who?”.

Por vetë Travolta e shpjegoi shumë thjesht transformimin e tij. Duke qenë se po debuton si regjisor për herë të parë, ai kishte vendosur të vishej si regjisorët klasikë europianë të kinemasë. Duke parë fotografi të Ingmar Bergman dhe Roberto Rossellini, i kishte thënë vetes: “Je aktor. Luaj rolin e një regjisori.”

Dhe ndoshta pikërisht këtu fillon pjesa më interesante e gjithë kësaj historie.

Sepse pothuajse të gjithë njerëzit, në një moment të jetës së tyre, janë përpjekur të vishen si versioni që duan të bëhen. Dikush për një punë të re. Dikush pas një ndarjeje. Dikush për të krijuar një identitet tjetër nga ai që kishte deri dje.

Rrobat nuk janë vetëm estetikë. Janë psikologji. Janë pushtet. Janë mënyrë për të negociuar me veten dhe me botën.

Në Hollywood kjo ndodh vazhdimisht. Taylor Swift që vesh bizhuteritë e Elizabeth Taylor për të marrë pak nga aura e saj. Kim Kardashian që hyn në fustanin e Marilyn Monroe për të krijuar krahasimin e pashmangshëm me ikonën. Pep Guardiola që ndryshon stilin e veshjes sikur po përpiqet t’i japë vetes një identitet të ri larg lodhjes së Manchester City.

Por askund kjo lojë nuk bëhet më e dukshme sesa në politikë.

Aty kostumi nuk është më thjesht kostum. Është teatër pushteti. Është mënyrë për të projektuar figurën e liderit që dikush dëshiron të jetë. Lider popullor, lider modern, lider i fortë apo lider “ndryshe”.

Në fund, Travolta mund të jetë tallur për beretën e tij në Kanë, por ndoshta ai thjesht bëri publikisht atë që shumica e njerëzve bëjnë në heshtje:
përpiqen të duken si personi që ende nuk janë bërë plotësisht.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme