Bota 21 May 2026, 13:27 Nga VNA

Tesla përfundon në liqen pasi shoferi provoi funksionin “Wade Mode” të Cybertruck

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-21 at 1.12.46 PM.jpeg

Një Tesla Cybertruck përfundoi i zhytur në një liqen në Teksas pasi shoferi vendosi të testonte funksionin “Wade Mode”, që lejon automjetin të kalojë në ujëra të cekëta.

Sipas policisë së Grapevine, drejtuesi i mjetit e futi qëllimisht makinën në liqen pranë Katie’s Woods Park Boat Ramp për të provuar funksionin e reklamuar nga Tesla.

Por eksperimenti përfundoi keq. Automjeti u bllokua dhe nisi të mbushej me ujë, duke detyruar shoferin dhe pasagjerët të dilnin me shpejtësi nga makina dhe të kërkonin ndihmë.

Fotot e publikuara nga policia tregojnë Cybertruck-un gjysmë të fundosur pranë bregut të liqenit.

Shoferi u arrestua më pas për hyrje me automjet në një zonë të ndaluar të parkut dhe për shkelje të rregullave të sigurisë ujore.

Në reagimin e saj, policia kujtoi se fakti që një automjet mund të hyjë fizikisht në ujë nuk do të thotë se kjo është e ligjshme apo e sigurt.

Sipas manualit të Tesla Cybertruck, funksioni “Wade Mode” lejon kalimin në lumenj apo përrenj të cekët me thellësi deri në rreth 81 centimetra, por paralajmëron se drejtuesi i mjetit duhet të vlerësojë vetë thellësinë dhe kushtet e terrenit, pasi automjeti mund të fundoset në sipërfaqe të buta ose me baltë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme