Bota 22 May 2026, 20:30 Nga VNA

Tulsi Gabbard jep dorëheqjen si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare në SHBA, arsyeja lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortit

Ndaje në Whatsapp
Tulsi Gabbard jep dorëheqjen si drejtoreshë e inteligjencës

 

Tulsi Gabbard ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare në SHBA, duke deklaruar se largohet për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj, Abraham Williams, i cili është diagnostikuar me një formë shumë të rrallë të kancerit në kocka.  

Sipas mediave amerikane, Gabbard ia komunikoi vendimin presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale, ndërsa dorëheqja do të hyjë në fuqi më 30 qershor 2026.  

Në letrën e dorëheqjes, ajo falënderoi Trump për besimin dhe mundësinë për të drejtuar komunitetin amerikan të inteligjencës gjatë vitit e gjysmë të fundit.  

Megjithatë, largimi i saj vjen edhe në një moment tensionesh brenda administratës Trump, ku Gabbard ishte përballur muajt e fundit me kritika dhe përplasje të brendshme, sidomos për qëndrimet e saj mbi Iranin dhe rolin e inteligjencës amerikane.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme