
Izraeli po vijon operacionet ushtarake kundër Hezbollahut në Liban, pavarësisht një armëpushimi në fuqi mes palëve. Gjashtë persona, përfshirë dy punonjës shpëtimi dhe një vajzë, u vranë sot në një sulm në Libanin jugor.
Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, shpërthimi ndodhi në fshatin Deir Qanun al-Nahr, në rajonin e Tyrit. Viktimat përfshijnë dy punonjës shpëtimi të lidhur me lëvizjen shiite Amal, aleate me Hezbollahun, si dhe një vajzë siriane, ndërsa njëri prej tyre punonte edhe si fotograf i pavarur.
Ndërkohë, një tjetër sulm izraelit gjatë natës së së enjtes në zonën Hanawiya, pranë Tirit, vrau katër punonjës shpëtimi të lidhur me Hezbollahun, sipas autoriteteve libaneze.






















