Bota 23 May 2026, 18:39 Nga VNA

Drama e fëmijëve në kampet e Gazës mes urisë, infeksioneve dhe kolapsit humanitar

Ndaje në Whatsapp

000.webp

Në korridorin e spitalit Nasser në Khan Younis, Iman Abu Jame qëndron pranë djalit të saj 6-vjeçar, Yasserit, duke parë trupin e tij të dobësuar nga sëmundja dhe duke u përpjekur të kuptojë se çfarë i ka ndodhur.

Lëkura e Yasserit është mbuluar me skuqje të rënda dhe plagë që ngjajnë me djegie, të cilat mjekët ende nuk arrijnë t’i diagnostikojnë. Trupi i tij është dobësuar tej mase nga uria.

Për Imanin, 32 vjeçe, gjendja e djalit nuk mund të ndahet nga vuajtjet që ka sjellë lufta më shumë se 2-vjeçare e Izraelit në Gaza. Familja jeton në një tendë të ngushtë në al-Mawasi, në perëndim të Khan Younis, një zonë e mbushur me mijëra të zhvendosur. Ajo e përshkruan jetën aty si katastrofike.

Vapa është mbytëse. Plehrat grumbullohen pranë tendave. Uji i ndotur është shpesh i vetmi burim për familjet. Insektet dhe brejtësit përhapen në strehimet e mbipopulluara, ku mungojnë kushtet bazë të higjienës dhe ushqimi.

Pavarësisht armëpushimit të tetorit, Izraeli vazhdon të vendosë kufizime të ashpra për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Sipas nënës së tij, para luftës Yasseri ishte një fëmijë i shëndetshëm. Më pas erdhi uria.

Mungesa e ushqimit dhe rritja e çmimeve e lanë familjen pa mundësi të sigurojë edhe vaktet më bazike. Kequshqyerja ia dobësoi trupin, ndërsa më pas nisën infeksionet.

“Nuk kam parë kurrë infeksione të tilla”, thotë Iman për Al Jazeera. “Por ka shumë fëmijë të tjerë në këtë spital që vuajnë nga të njëjtat skuqje.”

Mjekët ende nuk kanë arritur të japin një diagnozë të qartë për gjendjen e Yasserit. Shenja të reja vazhdojnë të shfaqen në trupin e tij, ndërsa ai dobësohet çdo ditë.

“Gjithçka nisi nga kequshqyerja”, thotë nëna e tij. “Babai nuk punon dhe ne nuk kemi mundësi të blejmë ushqim, qumësht apo perime. Madje nuk përballojmë dot as ilaçet, prandaj e solla në spital.”

“Ai kërkonte ushqim si çdo fëmijë, por ne nuk kishim çfarë t’i jepnim”, shton ajo.

111.webp

Ndërkohë që familja vazhdon të jetojë në kamp, infeksionet po përhapen me shpejtësi mes tendave të mbipopulluara, ku sëmundjet prekin sidomos fëmijët e dobësuar nga uria. Historia e Yasserit po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Gaza.

Ekipet mjekësore të organizatës MAP (Medical Aid for Palestinians) raportojnë një rritje alarmante të sëmundjeve të lëkurës tek familjet e zhvendosura.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, vetëm gjatë vitit 2026 janë regjistruar mbi 17 mijë raste infeksionesh parazitare të lëkurës. Në muajin prill, MAP kontrolloi 7017 persona në gjashtë qendra shëndetësore. Nga 1325 pacientë të diagnostikuar me sëmundje të lëkurës, mbi 62% ishin fëmijë.

Në mesin e tyre kishte 168 fëmijë nën 2 vjeç, 259 fëmijë nga 3 deri në 5 vjeç dhe 245 të moshës 6 deri në 12 vjeç.

Në klinikën “Solidarity Polyclinic” në Deir el-Balah, zgjebja përbënte gati një të tretën e rasteve të sëmundjeve infektive të regjistruara gjatë prillit. Klinika ka trajtuar mbi 77 mijë persona gjatë vitit të fundit, ndërsa sistemi shëndetësor në Gaza vazhdon të shembet nga lufta, zhvendosjet dhe mungesa e pajisjeve mjekësore.

Doktoresha Rana Abu Jalal thotë se mjekët po përballen me një rritje të ndjeshme të sëmundjeve të lëkurës, sidomos të zgjebes, ku shumë raste po shndërrohen në infeksione të rënda dhe plagë të dhimbshme.

Sipas saj, përhapja e sëmundjeve po nxitet nga mbipopullimi, mungesa e ujit të pastër, ventilimi i dobët dhe mungesa pothuajse totale e produkteve higjienike.

2222.webp

“Familjet na tregojnë çdo ditë sa e vështirë është të mbijetojnë”, thotë ajo. “Por këto kushte janë jashtë kontrollit të tyre.”

Në Khan Younis, doktori Alaa Ouda, i cili punon në një klinikë të mbështetur nga MAP, thotë se trajton çdo ditë 70 deri në 80 pacientë me zgjebe, infeksione nga pleshtat, pickime insektesh dhe infeksione kërpudhore.

“Pleshtat që po shohim bartin zgjeben”, tha ai. “Ekziston edhe një lloj tjetër insekti që ende nuk e kemi identifikuar. Pickimet e tij ngjajnë me pickime merimange dhe shpesh shndërrohen në plagë të hapura.”

Ai shtoi se infeksionet kërpudhore në skalpin e vajzave po përhapen me shpejtësi nëpër kampe.

“Mjafton një rast dhe sëmundja përhapet menjëherë për shkak të mbipopullimit, mungesës së higjienës dhe insekteve kudo”, tha ai.

Por ndërsa rastet shtohen, ilaçet pothuajse janë zhdukur.

“Nuk bëhet më fjalë për mungesë të pjesshme, tani kemi pothuajse mungesë totale“, tregon doktori.

Permethrin, një nga trajtimet kryesore kundër zgjebes, nuk gjendet më.

Mohammed Fathi, punonjës i shëndetit komunitar në MAP, thotë se shumë familje kanë humbur shpresën dhe nuk kërkojnë më trajtim, pasi edhe kur ilaçet gjenden përkohësisht, fëmijët rikthehen sërish në të njëjtat kushte që i sëmurën.

333.webp

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme