Kronika 23 April 2025, 10:33 Nga VNA

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, dëshmon Dritan Rexhepi: Gentian Funiqin nuk e njoh, kur u zhduk personi isha në burg në Ekuador

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, dëshmon Dritan Rexhepi:

Pas ekstradimit nga Turqia, Dritan alias Gramoz Rexhepi po përballet me GJKKO për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në janar të 2020.

Këtë të mërkurë, ai dëshmoi në seancë gjyqësore, ku po gjykohet së bashku me Gentian Doci Funiqin, Aldo Majnishtën, Artan Docajn, Geraldo Martinin, Martin Bletën e Korado Gjonështën.

“Në fund të vitit 2019 nuk kam qenë në Shqipëri, kam qenë në burg në Ekuador, i dënuar me 13 vite për trafik droge. Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Përmes kabinës së burgut, kisha kontakte me njerëz jashtë. Në burg kishte shumë shqiptarë, por afërsi kisha me njërin nga Kosova. Me Gentian Doci Funiqin nuk kam pasur asnjë njohje. Emrin e tij e kam dëgjuar në media dhe në dosje e kam lexuar. Avokatja më ka sjellë dokumentat nga burgu në Firence, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Nga burgu nuk kam bërë asnjë bashkëpunim, për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës”, tha Rexhepi.

Ai deklaroi se nuk kishte informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës.

“E mora vesh nga mediat në Shqipëri. Kam dëgjuar nga familjarët e mi që në Shqipëri akuzohesha për diçka që kishte ndodhur në Shqipëri”, deklaroi ai.

Sipas Dritan Rexhepit, nga familjarët mësoi se akuzohej për rrëmbimin e një personi që më pas ishte zhdukur.

“Tentova të merrja informacion në prokurori përmes një familjari tim, nuk mora dot. Ndërmjet këtij familjari u mundova dhe më thanë që ka disa përgjime mes një personi që ka thënë ‘jam Gramozi nga Vlora’ dhe familjarëve të pengut”, tha ai.

“Nuk jam unë personi. Ka ardhur dhe vetë vëllai i viktimës këtu dhe ka thënë këto fjalë. Doni ta bëni përballje mes meje dhe tij, nuk kam kundërshtime. Apo ta bëjmë me foto? E bëjmë. Unë nuk i njoh ata persona. Unë mbaj përgjegjësi çfarë bëj unë, jo çfarë thonë të tjerët. Nuk keni bërë asnjë lloj procedure. Pse nuk keni bërë? Nuk kam të drejta unë në këtë shtet? Më thanë për Jani Prengën, familjarët e mi, burri i motrës time”, theksoi më tej ai.

Dritan Rexhepi theksoi më tej se “Gazetarët po më bënin copa në media. Problemi ishte i hasmërisë sepse po akuzohesha se kisha marrë një person peng. I thashë Tan Hoxhës: ‘O zotëri, merri këto pamjet dhe publikoji sepse nuk jam unë. Merri fotot e shtëpisë, i thashë, që familjarët të kuptojnë që nuk jam unë. Unë nuk jam Gramozi nga Vlora që flitet aty. Gramoz nga Vlora ka 500 veta. Pa bërë asnjë lloj hetimi, akuzohem unë. Unë kisha një emër, Dritan. Emrin Gramoz e kam pasur në fëmijëri, deri në moshën 25 vjeç. Vetëm familjarët më thërrisnin Gramoz. Nuk jam i martuar, kam fëmijë me një ekuadoriane. Kam dy fëmijë, 5 dhe 3 vjeç’”.

Në këto momente, Prokurorja Elida Kaçkini kërkoi seancë me dyer të mbyllura dhe largimin e gazetarëve nga salla. Avokatja e Rexhepit e kundërshtoi këtë kërkesë.

 

Lexo gjithashtu

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme