Kronika 22 April 2025, 21:43 Nga VNA

Zbardhen përgjimet, si Altin Hajri dhe Julian Meçaj i siguruan mandat në Kuvend, Jurgis Çyrbjas: Ti i 5, Liri i 7! E mbylla muhabetin

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen përgjimet, si Altin Hajri dhe Julian Meçaj i siguruan

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme krimin zgjedhor, cenimin e votës së lirë në Shqipëri, referuar rasteve të publikuara në media, disa prej të cilave janë pjesë e hetimit të SPAK.

Ndryshe nga vitet e shkuara, për parandalimin e krimit zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, SPAK është angazhuar për identifikimin dhe parandalimin e ndikimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit të funksionarëve shtetërorë dhe subjekteve private në procesin zgjedhor për të siguruar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor.

Rasti i ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja është një prej tyre ku nga të dhënat e përgjimeve të SkyECC, rezultoi se emri i tij ishte i diktuar nga eksponentë të krimit të organizuar, të cilit siç edhe në bisedat e zbërthyera në aplikacionin SkyECC ai i kishte shërbyer në forma të ndryshme.

Devotshmëri që e kishte shpërblyer edhe renditjen në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të Qarkut Durrës, aty ku krimi kishte shtrirë tentakulat e veta dhe bënte ligjin, duke vendosur edhe se kush do shkonte në parlament dhe kush jo.

“Tashi sa e mbylla muhabetin tënd se kam 3 orë me atë, po mos fol me njeri se na prishin punë. Se ja kërkova personalisht. Do ja çoj ashtu tha, normal ti i pesti, Liri i shtati”, thotë Altin Hajri, një nga krerët e grupeve kriminale në zonën e Shijakut, sipas të dhënave të dosjes hetimore ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja i cili shprehet se tani ndjehet i qetë shpirtërisht pas këtij lajmi.

Në dosjen hetimore përmendet dhe një emër tjetër, Julian Meçaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit, i interesuar që Jurgis Çyrbja, për të cilin mesa duket se krimi në zonë ka hapur një garë se kush e kush ta rendisë sa më lart në listën e sigurt.

Sipas dosjes hetimore, Meçaj gjatë periudhës parazgjedhore të 25 Prillit 2021, mban raporte të ngushta me deputetin Jurgis Çyrbja.

Dhe ashtu siç pritej Jurgis Çyrbja nuk ka harruar të falenderojë bamirësin e tij, të cilit i tregon se sa i qetë ndihet shpirtërisht tani që mori këtë lajm.

“Ok vëllai. Rrofsh, je i madh. Na ngrite moralin se na kishte ik mendja”, thotë Çyrbja, referuar përgjimeve të bisedave në SKYECC.

 

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme