Kronika 22 April 2025, 17:12 Nga VNA

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Sali Berishës, dhëndri i tij lihet në arrest shtëpie

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Sali Berishës, dhëndri i

Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër vendimit të Apelit të Posacëm që caktoi ndaj tij në janar të 2025 masën e sigurisë detyrim për paraqitje.

Ndërsa për dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi u la në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ish-kryeministri Sali Berisha është i pandehur për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim me dhëndrrin e tij Malltezi, lidhur me procedurën e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme