Kronika 21 April 2025, 22:43 Nga VNA

“Fitojnë 4 milionë euro në vit të qytetarëve”, Ola Xama zbulon se si abuzojnë bankat me sigurimet për jetën dhe pronën

Ndaje në Whatsapp
“Fitojnë 4 milionë euro në vit të

Gazetarja Ola Xama, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN, tregoi detaje nga abuzimet e bankave me sigurimet që u ofrohen klientëve të kredive, duke vënë theksin në rolin abuziv që bankat luajnë në këtë treg.

Xama tha se klientët e bankave janë të detyruar të marrin sigurime për jetën dhe pasuritë e tyre, por bankat kanë përfituar një pjesë të konsiderueshme nga këto transaksione. Xama tha se bankat arkëtojnë çdo vit deri në 16 milionë euro nga sigurimi i jetës, ku fitimet e tyre arrijnë në 4 milionë euro, shifër që mund të kishte përfunduar në duar të qytetarëve shqiptarë.

“Autoriteti i Konkurrencës për të nisur këtë hetim të thelluar në tregun bankar, i cili ka vite që abuzon me pozitën që ka me klientët, të cilët kanë marrë një kredi, nuk e ka nisur për shkak të interesit të qytetarëve, por e ka nisur për shkak të interesit të një kompanie.

Tani, çfarë bëjnë bankat lidhur me trajtimin e klientit me policat e sigurimit?

Çdokush që shkon dhe merr një kredi është i detyruar që të presë siguracionin e jetës dhe siguracionin e pronës. Në momentin që nuk merr kredi konsumatore, po merr një kredi hipotekore, ku dhe lihet kolateral, siç është kredia për shtëpi apo kredia për biznes, çdokush është i detyruar që një herë në vit të presë policën e sigurimit.

Në momentin që vjen data për të prerë policën e sigurimit, banka e pret vetë këtë policë sigurimi dhe i ofron klientit dhe i thotë, kjo është fatura që ju duhet të paguani.

Më ka ndodhur personalisht, por duke qenë se unë e di, unë i kam thënë bankës që unë nuk e paguaj këtë policë sigurimi, por unë do të sjell policën e sigurimit të prerë vetë te një listë kompanish që ju ma vini në dispozicion. Është një tjetër çështje që duhet trajtuar sepse risku nëse vdes unë, larg qoftë, dhe nuk e paguaj unë kredinë shtëpinë time nuk e trashëgon trashëgimtari im dhe e kam unë riskun, kështu që unë duhet ta zgjedh kompaninë, nuk duhet të ma zgjedhë banka.

Banka mban njëzet e pesë për qind dhe siguracioni i jetës varet në bazë të moshës, po një mesatar mund të jetë në nivelin 150% deri në 100 euro për një person.

Tani, i gjithë tregu që arkëton banka përmes sigurimit është 60 milionë euro në vit.

Nga këto bankat si broker sigurimi mbajnë njëzet e pesë për qind, pra 4 milionë euro janë fitimi i bankave. Këto 4 milionë euro duhet të ishin të qytetarëve.

Mbase mund të duket një shifër e vogël nëse thua nëse janë 100 mijë klientë me euro.

Çështja është që banka nuk e tregon këtë gjë te klienti, që ju duhet që ta paguani e ta prisni policën e sigurimit dhe të ma jepni mua po një treg akoma dhe më i madh është siguracioni i pronës dhe me çmimet e pronave që kanë shkuar sot, një siguracion prone shkon 150 deri në 200 euro. Edhe këtu fiton njëzet e pesë për qind banka si agjent dhe broker sigurimi, ndaj unë kam një pyetje edhe për institucionet.

Si ka mundësi që nuk shikojnë abuzimin me pozitën dominuese dhe marrëdhëniet tregtare që banka ka me klientin, por vetëm me shoqëritë e sigurimit dhe Autoriteti i Konkurrencës ka një rol shumë të madh në luftën e monopoleve, oligopoleve, qoftë edhe kontratave koncesionare, Autoriteti i Konkurrencës duhet të pyetet përpara se të jepet një kontratë koncesionare nëse prish rregullat e treta.”- tha Xama.

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme