Kronika 21 April 2025, 21:53 Nga VNA

"Mbaruan festën me djemtë e biznesmenëve të njohur"/ Atentati në Lundër, Lala: Shënjestra e gabuar, policia po devijon...

Ndaje në Whatsapp
"Mbaruan festën me djemtë e biznesmenëve të

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për atentatin në Lundër ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre dy të mitur.

Lala tha se personat që kanë qenë në automjet, ishin duke festuar me djemtë e biznesmenëve të njohur dhe kur kanë mbaruar festën kanë marrë automjetin dhe kanë rënë pre e atentatit. Lala tha se ka gjasa që ata të kenë qenë shënjestër e gabuar, ndërkohë që shtoi se ky atentat mund të ketë lidhje me atentatin në Pllan të Lezhës po atë pasdite, ku mbeti i vrarë babai i Rian Brahimit.

"Mendoj se asnjë nga personat në automjet nuk janë shënjestër. Kanë qenë dy të mitur, djali dhe nipi i pronarit të Pelikan Security, një mik i tyre, nëna e të cilit punon në një bankë të nivelit të dytë dhe Arenc Tafa. Pasi kanë përfunduar festën, ku kanë qenë djem të biznesmenëve të njohur, kur kanë ardhur te dogana, aty ku degëzohen rrugët, automjetet janë ndarë. GL e Arenc Tafës me këta të tre persona janë nisur në drejtim të Shkozës dhe do të dilnin në Lundër. Në atë moment, aty një motor, që ka mbërritur në pak minuta para se të mbërrinte automjeti i personave që janë qëlluar, ka hapur zjarr dhe shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe ka ecur deri te tregu. Ka hyrë në degëzim dhe për shkak të plagosjes ka humbur ndjenjat dhe janë përplasur. Të katër personat kanë mbetur të plagosur.

Nuk janë shënjestër. Janë ngritur dyshime për fajde, por sipas rasteve të mëparshme, për fajde nuk shkohet në masakra të tilla. Ato kryhen kur kanë ndodhur ngjarje të rënda dhe ka urrejtje të madhe ndaj shënjestrës. Ajo rrugë frekuentohet nga njerëz të botës së krimit.

I shoh dy atentatet si të lidhura edhe pse policia po përpiqet ta devijojë.

Njeriu i parë i pyetur është gruaja e parë e Roan Brahimit. Ka rezultuar se 20 automjete GL që i kanë njerëz të biznesit dhe krimit, që jetojnë në Rolling Hills dhe zonën tjetër rezidenciale. Indrit Dokle nuk përjashtohet të ketë hyrë në Shqipëri, biznesmenë të njohur e me rradhë.

Aty ka kaluar tjetër GL. Policia po përpiqet ta shfokusojë vëmendjen. Motori e ka njohur mirë zonën, mendoj se lidhet me këtë sagë të përplasjeve. Unë besoj se shënjestra është e gabuar", tha Lala

 

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme