Kronika 22 April 2025, 20:07 Nga VNA

Kush qëlloi mbi djemtë e “Pelikani Security? Detajet nga atentati me breshëri plumbash ndaj G-Class: Dy ekzekutorët u fshehën mes bimëve për të mos u dukur

Ndaje në Whatsapp
Kush qëlloi mbi djemtë e “Pelikani Security? Detajet nga

Emisioni “Në Shënjestër”, ka trajtuar këtë të martë, atentatin që tronditi kryeqytetin më 17 prill, ku një automjet tip G-Cass u qëllua me breshëri plumbash si pasojë e të cilës mbetën të plagosur 3 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë 11-vjeçar.

Sipas burimeve të emisionit “Në Shënjestër”, ekzekutorët të cilët shkrehën armët kanë qenë dy të tillë.

Ekzekutorët, sipas dinamikës së ngjarjes, rezulton se udhëtonin me motor dhe ishin  fshehur aty në bimësinë e zonës, e cila ka shërbyer për t’i kthyer ata në të padukshëm.

Me gjasë pasi kanë marrë sinjalin se makina e objektivit të tyre po afrohet, i ka nxjerrë ata nga ferrat ku ishin strukur dhe kanë filluar të qëllojnë mbi makinën luksoze me mbi 30 plumba kallashnikovi.

Thuhet se shoferi ka shtuar shpejtësinë, për t’u përplasur më tej në murin e një ndërtese në fshatin Lundër.

Por kush qëlloi mbrëmjen e 17 prillit mbi makinën G-Class të kompanisë së sigurisë fizike ‘Pelikan Security’, ku udhëtonin katër anëtarë të familjes Demiraj, e cila drejtohej nga shoferi Arens Stafa.

Ishte ky një sulm i organizuar pikërisht ndaj kësaj familje, apo një ngatërresë shënjestre?

Kur dihet që vetëm dy orë para këtij atentati, në fshatin Pllanë të Lezhës, ishte ekzekutuar 64 vjeçari, Gjovalin Prendi.

Emisioni “Në Shënjestër”, ka trajtuar disa nga këto pikëpyetje për të cilat ende sot nuk ka zyrtarisht një shpjegim nga hetimet e nisura.

 

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme