Lifestyle 25 May 2024, 08:16 Nga VNA

Rrathët e zinj nuk formohen vetëm nga pagjumësia

Ndaje në Whatsapp
Rrathët e zinj nuk formohen vetëm nga pagjumësia

Bright Side” liston arsyet pse mund të kemi rrathë të zinj poshtë syve dhe disa këshilla se si mund t’i trajtojmë për ta mbajtur fytyrën të freskët.

Arsyeja e krijimit të rrathëve të zinj është e ndryshme në varësi të personit, por shkaktari kryesor është mungesa e oksigjenit në enët e gjakut. Hiperpigmentimi prodhohet nga një aminoacid i quajtur melaninë. Megjithastë, rrathët e zinj gjithashtu mund të formohen nga probleme shëndetësore, të tilla si alergjia, eczema, dermatiti dhe anemia.

Çfarë mund të bëni?

Melanina është një pigment natyral në ngjyrë kafe ose në të zezë që gjendet në trupat tanë, dhe që është përgjegjëse për ngjyrën tonë të flokut, syve, lëkurës, apo pjesëve të tjera të trupit.

Ja disa këshilla se si mund t’i parandaloni rrathët e zinj poshtë syve:

Mundohuni të flini në një pozicion të rehatshëm gjatë natës.

Kur flini me fytyrë nga tavani, mund të parandaloni fryrjen tek zona e syve. Kur koka pozicionohet pak lart, lëngjet në sytë tuaj nuk do të grumbullohen, kështu fytyra juaj do të duket e freskët sapo të zgjoheni në mëngjes.

Shmangni rrezet e diellit.

Jo vetëm që rrezet e diellit bëjnë që fytyra jonë të plaket më shpejt, por gjithashtu mund të ndikojë në shfaqjen e problemeve të ndryshme në lëkurë. Plakja e lëkurës shkakton enjtjen dhe njolla të errëta në zonën poshtë syve.

Provoni përbërësit natyralë.

Produkte të tilla si kastraveci apo çaji që i gjeni në kuzhinën tuaj, mund të jenë shumë të dobishme për rrathët e zinj poshtë syve. Kastraveci ka veti anti-inflamatore dhe mund të shmangë enjtjen e syve, ndërsa kafeina ose bustinat e çajit mund forcojnë lëkurën tuaj.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme