Lifestyle 18 May 2024, 08:06 Nga VNA

Këshilla astrologjike, datë 18 Maj

Ndaje në Whatsapp
Këshilla astrologjike, datë 18 Maj

Një ditë plot surpriza të këndshme dhe të papritura është kjo e sotmja, pasi kemi dy aspekte që mund të ndryshojnë jetën e shumë prej nesh. Në një anë Venusi në Dem takohet me Uranin në Dem, duke na krijuar tendencën për të thyer rutinën, për t'u shpëtuar klisheve, për të rinovuar pamjen por edhe mentalitetin tonë dhe mbi të gjitha për të ndryshuar jetën tonë tërësisht. Eksperimentet, rreziqet, idetë e reja do të përmbysin situatën tonë ekzistuese, ndërsa ne do të kemi një tërheqje të parezistueshme ndaj të ndryshmes, ekscentrikes dhe të pazakontës. Përveç kësaj, ndoshta ka disa para që nuk i prisnim që do të mbulonin shumë nga nevojat tona.

Nga ana tjetër, tek shenja e Demit kemi edhe lidhjen e Diellit me Jupiterin që krijon një atmosferë gëzimi, optimizmi dhe energjie pozitive, që na emocionon. Të vetmet gjëra që nuk do të na shqetësojnë janë punët, problemet dhe detyrimet. Në vend të kësaj do të mendojmë se si apo ku do të argëtohemi dhe do të kalojmë sa më mirë, çfarë do të hamë, çfarë do të pimë. Vetëkuptohet që ne kemi fatin në anën tonë dhe mundësitë që ai na ofron do të jenë mjaftueshëm, në të gjitha fushat e jetës tonë, ndaj duhet të përfitojmë prej tyre sepse çdo gjë që tentojmë do të kurorëzohet me sukses.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme