Lifestyle 18 Maj 2024, 08:04 Nga VNA

Kurat e shpejta natyrale kundër gurëve në veshka, ushqimet që duhet të shmangni

Ndaje në Whatsapp
Kurat e shpejta natyrale kundër gurëve në veshka, ushqimet

Gurët formohen për shkaqe të ndryshme, ku përfshihen: ushqyerja e keqe, suplementët sintetikë të kalçiumit, dehidratimi, alergjitë, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të zbuloni kurat më të mira natyrale kundër gurëve në veshka.

Ushqimet Më Të Mira Kundër Gurëve Në Veshka

Uji

Dehidratimi është një nga shkaktarët më të mëdhenj të gurëve në veshka.

Përpiquni të pini nga 250 deri në 500 ml, pra një ose dy gota ujë çdo orë.

Barishtet

Njerëzit që kanë një regjim ushqimor me bazë bimore kanë më pak gurë në veshka dhe probleme me to.

Lëngu I Limonit

Nëse e përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë, do të vëreni një reduktim të gurëve.

Ushqimet Me Magnez

Ushqimet e pasura me magnez siç janë avokado dhe banania, pakësojnë rrezikun e formimit të gurëve.

Ushqimet Që Shkaktojnë Gurë Në Veshka

Ushqimet E Pasura Me Acid Oksalik

Në këtë listë përfshihen: spinaqi, domatet, patëllxhani, panxhari, selinoja, patatja e ëmbël, kikirikët, bajamet, boronicat, manaferrat, luleshtrydhet, majdanozi dhe kakaoja.

Lëngu I Qitros

Lëngu i qitros duhet shmangur sepse rrit rrezikun e formimit të gurëve të veshkave.

Mishrat E Përpunuar

Këto produkte shkaktojnë akumulim të kalçiumit në veshka, që nxit formimin e gurëve.

Ushqimet E Pasura Me Kalçium

Shmangni produktet e bulmetit si qumështi apo djathërat e përpunuar që shkaktojnë një akumulim të tepërt të kalçiumit në organizëm.

Kafeina

Kafeina e dehidraton organizmin dhe përkeqëson situatën me gurët në veshka.

5 Trajtimet Më Të Mira Natyrale Kundër Gurëve Në Veshka

Magnezi

Magnezi është një mineral që pengon formimin e gurëve në veshka.

Konsumoni 250 mg magnez dy herë në ditë.

Lexoni këtu për ushqimet e pasura me magnez nga AgroWeb.org.

Vitamina B6

Vitamina B6 ul nivelet e kalçiumit në organizëm dhe duhet marrë një sasi prej 50 mg e saj çdo ditë.

Atë e gjeni te arrorët si bajamet, arrat e tj.

Lexon këtu për ushqimet e pasura me vitaminë B6.

Vitamina E

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo vitaminë ul nivelet e acideve dhe kalçiumit në organizëm.

Ushqimet ku gjendet Vitamina E.

Ekstrakti I Boronicës Së Kuqe

Ky ekstrakt që tretet në ujë ul nivelet e kalçiumit në urinë.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e 400 mg dy herë në ditë.

Aloe Vera

Lëngu i aloe verës pakëson sasinë e kristaleve në veshka.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e çerek gote me lëng aloe në ditë./AgroWeb

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme