Kronika 18 June 2026, 21:32 Nga VNA

"Do të mbysim Europën me drogë!"/ Klodiana Lala shpjegon goditjen e SPAK ndaj kartelit të fuqishëm të kokainës

Ndaje në Whatsapp
"Do të mbysim Europën me drogë!"/ Klodiana Lala

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një organizatë të dyshuar kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, e cila dyshohet se ka qarkulluar dhe investuar qindra milionë euro në Shqipëri dhe jashtë saj. Detaje nga operacioni janë bërë publike nga gazetarja Klodiana Lala, e cila në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka deklaruar se hetimet kanë nisur prej vitit 2020 dhe janë thelluar në vitin 2025 pas zbërthimit të komunikimeve të enkriptuara të platformës SKY ECC.

Sipas Lalës, në qendër të hetimeve dyshohet të jetë shtetasi Shpëtim Aliu, i cili konsiderohet si figurë kyçe e një rrjeti të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete.

“Bëhet fjalë për një organizatë, me disa grupime që kanë bashkëvepruar. Secili prej grupimeve ka patur një kre dhe organizator,” – deklaroi Lala, duke shtuar se grupimet furnizoheshin nga i njëjti person.

Ajo theksoi se hetimi ka nisur pas një referimi të policisë në SPAK në maj të vitit 2020, ku dyshohej për përfshirjen e Aliut në trafikun e lëndëve narkotike dhe për pastrim parash të lidhur me rrjete biznesi në Shqipëri.

“Në vitin 2025, nga një tjetër dosje penale, është zbërthyer kodi i SKY ECC… Shpëtim Aliu, personazh i larguar herët në Elbasan, i vendosur në Ekuador, por frekuentonte edhe Dubain,” – u shpreh Lala.

Ajo shtoi se Aliu dyshohet se ka krijuar lidhje me kartele në Ekuador, duke siguruar sasi të mëdha kokaine për tregun evropian. “Grupi i drejtuar nga Shpëtim Aliu bashkëpunonte me katër grupe: të Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit, Armando Pacanit dhe grupin e Sokol Bibaj,” – tha Lala.

Ajo shtoi se disa prej këtyre grupeve dyshohet se kanë operuar përmes bizneseve të ligjshme dhe investimeve në ndërtim, duke pastruar shuma të mëdha parash.

“Shumat që fitonin ishin marramendëse dhe investoheshin në ndërtim,” – u shpreh Lala, duke shtuar se SPAK ka sekuestruar rreth 150 milionë euro pasuri, përfshirë vila, hotele dhe toka.

Ajo përmendi gjithashtu përdorimin e kriptomonedhave dhe kompanive të vogla si mënyra për të futur paratë në tregun shqiptar. SPAK ka lëshuar 10 urdhër-arreste, ndërsa një prej tyre është ekzekutuar. Personat e tjerë ndodhen në kërkim.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme