Lifestyle 19 May 2024, 17:22 Nga VNA

“I kam lënë dorinën”, Françeska tregon çfarë i tha i shoqi për batutën që u bë virale

Ndaje në Whatsapp
“I kam lënë dorinën”, Françeska tregon

Banorja e Big Brother Vip 3, Françeska Murati, e cila u largua mbrëmjen e djeshme (18 maj) nga shtëpia vip, ka folur në lidhje me batutën që ka bërë për të shoqin, gjatë një bisede me banorët brenda shtëpisë, e cila u bë virale.

Ajo, në emisionin Big Brother Fun Club, tregoi se çfarë i tha bashkëshorti kur e takoi.

“U përqafuam, u puthëm dhe gjëja e parë që më tha ishte ‘zemra, unë jam bërë viral me dorinën.  Edhe sot në mëngjes, kur kemi dalë në lagje për të pirë kafe, asnjë nuk e përshëndeste në emër por të gjithë e përshëndesnin si dorina. Thashë obobo ç’paskam bërë. Unë isha me mikrofon të fikur”, u shpreh missi.

Françeska gjithashtu ka shuar kuriozitetin e shumë njerëzve, se kush fshihet pas veshjeve të saja luksozve.

“Unë kam tre shoqet e mia shumë shumë të mira që janë kujdesur për mua gjatë gjithë kohës dhe nuk më kanë lënë asnjë sekondë të mos shkëlqej në atë shtëpi. Janë shumë shumë të mira dhe për çdo prime janë kujdesur në mënyrë kategorike që unë të isha e kombinuar me këpucë, me vëthë me fustane”.

Gjithashtu,  ish-banorja ka zbuluar se fustanin e finale, Egla do e marrë nga ajo..

“Fustanin e Eglës për finale vetëm prisni që ta shihni se kam filluar që tani përgatitjet dhe do të jetë perfekt.”

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme