Sociale 5 July 2026, 21:21 Nga VNA

Protesta hyn në ditën e 36-të, të liruarit nga arrestimi dalin në foltore: Akuza për dhunë policore, kritika ndaj Ramës dhe Berishës

Ndaje në Whatsapp
Protesta hyn në ditën e 36-të, të liruarit nga arrestimi

Protesta qytetare ka hyrë në ditën e saj të 36-të, duke vijuar çdo mbrëmje para Kryeministrisë. E nisur fillimisht si një reagim kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, lëvizja është shndërruar në një protestë me kërkesa të gjera politike, ku në ditët e fundit nuk kanë munguar përplasjet me Policinë e Shtetit, incidentet pranë Kuvendit dhe arrestimet e protestuesve.

Në tubimin e së dielës, foltorja iu la kryesisht protestuesve të arrestuar gjatë përplasjeve të 2 korrikut, të cilët u liruan pas vendimeve të gjykatës dhe ngritën akuza për dhunë policore gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat.

Aktivisti Arbër Lleshi deklaroi se është goditur fizikisht gjatë transportimit nga Kuvendi drejt komisariatit, duke pretenduar se është rrahur me grushte ndërsa ndodhej i prangosur. Ai tha se protestuesve nuk u është ofruar ndihmë mjekësore dhe e cilësoi sjelljen e efektivëve si “torturë”. Lleshi theksoi se protesta nuk është një betejë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por një përballje e brezit të ri me klasën e vjetër politike. Në fund të fjalës së tij, ai u shpreh se kryeministri Edi Rama “nuk meriton të shkelë më në Kryeministri”.

Edhe Albion Nikolli, një tjetër protestues i arrestuar, përsëriti akuzat për dhunë dhe mungesë të ndihmës mjekësore gjatë ndalimit. Ai theksoi se protestuesit nuk janë kundër shtetit apo ligjit, por kundër asaj që e quajti autokraci, duke shtuar se shumë efektivë policie, sipas tij, janë në të njëjtën anë me qytetarët, por ndodhen nën presionin e sistemit.

Nga foltorja foli edhe një emigrant nga Roma, i cili vuri theksin te kontributi i diasporës në ekonominë shqiptare gjatë dekadave të fundit. Ai kritikoi nivelin e pensioneve në Shqipëri dhe akuzoi qeverinë se ka dështuar ndaj qytetarëve, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në protestë nuk munguan as deklaratat me tone të forta politike. Një protestuese i bëri thirrje kryeministrit Rama që t’u kërkojë falje shqiptarëve dhe e kritikoi për marrëdhënien e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Ndërkohë, një tjetër qytetare drejtoi akuza edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e fajësuar për ngjarjet tragjike të vitit 1997 dhe duke bërë thirrje që protesta të mos identifikohet me asnjë prej figurave tradicionale të politikës shqiptare.

Protesta u zhvillua pa incidente të reja, ndërsa organizatorët paralajmëruan vijimin e tubimeve edhe në ditët në vazhdim, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara.

Video

Protesta në ditën e 37. Qytetarët nisin të mblidhen në sheshin "Skënderbej".

Protesta e 37, nis marshimi drejt Kryeministrisë.

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në segmentin pranë Shijakut, për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga një zjarr në fshatin Koxhas. Prania e madhe e tymit ka reduktuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke u kthyer në një burim të rrezikshëm për aksidente të mundshme. Për këtë arsye, autoritetet kanë marrë vendimin për të mbyllur lëvizjen e automjeteve deri në normalizimin e plotë të situatës.

Në MetLife Stadium u zhvillua një festë e madhe për Norvegjinë, e cila mposhti Brazilin dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Heroi i ndeshjes ishte Erling Haaland, i cili shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1. Pas përfundimit të takimit, në stadium shpërtheu entuziazmi i tifozëve norvegjezë. Haaland më pas mori pjesë në festime duke i rënë daulles dhe duke udhëhequr tifozët në “Viking Row”, rituali tradicional i festimit i njohur si “Viking Row”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme