Politika 4 November 2024, 20:37 Nga VNA

Protagonizmi i tepruar i Spiropalit, shkon e pa ftuar dhe i zë karrigen Tabakut në aktivitetin e “Shkolla e Integrimit Europian”

Ndaje në Whatsapp
Protagonizmi i tepruar i Spiropalit, shkon e pa ftuar dhe i zë karrigen

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, që kur ka marrë drejtimin e këtij institucioni, përveç protagonizmit të tepruar dhe tejkalimit të kompetencave në çështje të caktuara, tashmë po kthen Komisionet në skena teatri.

Një skenë jo normale bëri sot në nisjen të edicionit të 9-të të Shkollës së Integrimit Europian, aktivitet që organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Fondacionin “Shoqëria e Hapur” për Shqipërinë dhe Fondacionin “Friedrich Ebert”.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila edhe pse ishte e paftuar shkoi në takim, madje duke u ulë në karrigen e Tabakut për të mbajtur fjalën hapëse.

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, njëherësh dhe organizatorja e këtij takimi, Jorida Tabaku për të shmangur një përplasje me Spiropalin, ka shkuar pak më me vonesë në këtë aktivitet. Kjo situatë që u bë në prani të ambasadorit të BE, natyrisht nuk u la pa komentuar nga Tabaku, e cila sapo u rikthye akuzoi kryeparlamentaren për vjedhje të takimit.

“Unë kërkoj ndjesë që nuk erdha që në fillim të këtij takimi. Do kisha dashur të isha që në fillim të këtij takimi sepse kam kontribuar që kjo klasë dhe kjo shkollë të vazhdojë bashkë me Sekretariatin teknik të Integrimit.Por fatkeqësisht si çdo aktivitet tjetër, dhe ky u vodh pak. Të vjen keq kur vidhen fondet publike, të vjen keq kur vidhet sigurisht në një kontrat koncensionare, por të vjen keq në fakt kur puna në këtë rast u desh që të përfdorej për këtë ndasinë tonë politike. Po mua nuk më ndalon asgjë” – u shpreh Tabaku.

Protagonizmi i tepruar i Kryetares së Kuvendit është vërtet një akt i përsëritur dhe i shëmtuar. Por, për sa kohë opozita e copëzuar dhe pa busull politike sillet në mënyrë kaotike, Spiropali do të shfrytëzojë çdo mundësi për të marrë edhe ato merita që i takojnë një komisioni të drejtuar nga zonja Tabaku dhe që është vokacion i opozitës shqiptare në parlament.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme