Politika 4 November 2024, 14:20 Nga VNA

Asllan Dogjani thirret nga SPAK për hetime mbi pasurinë

Ndaje në Whatsapp
Asllan Dogjani thirret nga SPAK për hetime mbi pasurinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka qëndruar për rreth dy orë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është marrë në pyetje lidhur me pasurinë e tij. Dogjani njoftoi gazetarët se SPAK po heton pasurinë e tij pas një kallëzimi të bërë nga një ndërtues, të cilin ai e cilësoi si “zaptues.”

“Ka një kallëzim nga një person që ka probleme me ligjin, një ndërtues që po tenton të marrë prona të të tjerëve duke përdorur metoda të paligjshme. SPAK po bën verifikimet e veta dhe unë jam këtu për të sqaruar gjithçka në lidhje me pasurinë time,” tha Dogjani për gazetarët jashtë godinës së SPAK.

“Unë jam tek SPAK për një denoncim që kam bërë që nuk kam pranuar të hesht në lidhje me grabitjen e pronës publike në Tiranë. Është një pallat i ndërtuar në 2006 dhe ndërtuesi në vend të legalizonte pallatet, ka zaptuar një pronë dhe e ka legalizuar në mënyrë të paligjshme. Ky zaptues na ka zaptuar edhe kopshtet publike dhe e përdor për parkim privat. Ne si banorë iu dorëzuam me kallëzim SPAK. Kemi bërë ankesa. Kjo tokë ka qenë tokë me pronar. Meqe ne bëmë këto ankesa, iu drejtuam edhe Kadastrës. Kadastra vetë mori një vendim anuloi legalizimin. Një tokë publike nuk mund të tjetërsohet. Unë kam komunikuar me ministrin e Brendshëm edhe me kryetarin e bashkisë, edhe me vetë Edi Ramën. I kam kërkuar ndihmë, i kam thënë se janë marrë hapësira publike dhe janë bërë parkingje. Ka ardhur edhe vetë ministri Balla dhe ka thënë që do ta ndjekim. Tani mora vesh që ky mashtruesi paska kushëri një deputet. Rama dhe Veliaj e organizojnë kurthin dhe i thonë këtij zaptuesit kallëzoni Asllanin për pasurinë. SPAK është duke hetuar për shtëpinë time, për të cilën kam 20 vjet që jetoj atje me familjen”, tha Dogjani.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme