Politika 3 November 2024, 13:18 Nga VNA

Çfarë e shqetëson kryeministrin Edi Rama që kërkon meritat e reformës në drejtësi?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë e shqetëson kryeministrin Edi Rama që kërkon

Gjatë takimit me shqiptarët në Selanik të Greqisë, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se është ai dhe partia socialiste që mundësuan reformën në drejtësi dhe nëse do ishin amerikanët, do ishte bërë edhe më përpara.

Thuhet e bëri Amerika. Kjo nuk është e vërtetë, sepse Amerika ishte edhe më parë dhe nuk bë, Amerika është edhe në Mal të Zi dhe Maqedoni e Kosovë, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Nëse SHBA e kishte këtë peshqesh kaq kollaj pse nuk na e solli më parë por na la të jetonin nën një drejtësi të nënshtruar? Sepse as SHBA as BE nuk e bëjnë do të në vene të tjera nëse nuk është forca e brendshme që ne e kemi” - tha Rama.

Kjo retorikë për reformën në drejtësi është e dyta brenda pak ditëve, pasi të njëjtën gjë tha edhe në emisionin “Opinion” këtë të enjte. Madje që të nënvlerësonte punën e SHBA, nuk kurseu as termat banal duke thënë se “sollën Noc Rrokun për reformën në drejtësi”.

Që reforma në drejtësi është një meritë e SHBA dhe partnerëve perëndimor, ky është një fakt i gjithëditur. Dhe për këtë detyruan jo vetëm Ramën, por të 140 deputetët e parlamentit ta votonin, mes tyre edhe zyrtarë të lartë që sot janë prapa hekurave.

Por është e pakuptueshme fushata e ditëve të fundit të kryeministrit që do të marrë meritat për reformën në drejtësi duke anashkaluar amerikanët, e madje duke u treguar edhe Noc Rrokun. Diçka duket se e shqetëson Ramën, i cili edhe në Selanik u kujdes ta përsëriste pretendimin e tij.

Sa për meritat, mjafton të përmendim amnistinë penale që bashkoi votat e Ramës dhe Berishës për të liruar zyrtarë që ishin hetuar nga SPAK dhe të dënuar nga GJKKO. Apo komisionin "Xhafaj" që refuzohet nga institucionet e drejtësisë dhe ndërkombëtarët, për të kuptuar dëshirën e madhe të kryeministrit për drejtësinë e re.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme