Politika 1 November 2024, 19:42 Nga VNA

Lapaj ankohet për hapësirë televizive, Avokati Goxhaj: "Mashtrues kërkon mbështetje me pretendime për censurë"

Ndaje në Whatsapp
Lapaj ankohet për hapësirë televizive, Avokati Goxhaj:

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar ndaj pretendimeve të Adriatik Lapaj, i cili është ankuar publikisht se po censurohet nga mediat shqiptare dhe se nuk po i jepet hapësira e duhur televizive. Goxhaj e cilëson Lapajn si “mashtrues” dhe kritikon deklaratat e tij.

Pavarësisht pretendimeve për censurë, Lapaj është shfaqur në dy televizione brenda 24 orëve të fundit: Report TV dhe Syri TV.

Në statusin e tij në rrjetet sociale, Goxhaj ironizon Lapajn, duke e quajtur “Tiku i Soros” dhe duke e akuzuar për mashtrim publik. Goxhaj pretendon se Lapaj po ndjek “manualin e Soros” për të fituar mbështetjen e publikut me pretendime për censurë, ndërsa në realitet shfaqet rregullisht në emisione televizive.

“Me një kërkim të thjeshtë, del se Lapaj ka qenë në ABC News tre herë në prime time vetëm gjatë 10 muajve të fundit,” shkruan Goxhaj, duke përmendur specifikisht paraqitjet e Lapajt në emisionet e ABC News më 17 janar, 3 shkurt dhe 28 qershor 2024. Ai shton se vetë është nën një censurë të vazhdueshme prej një dekade në televizionet kryesore të vendit, ndërsa Lapaj ka shfaqje të shpeshta.

Statusi

TIKU I SOROS: TEK ABC NEWS KAM DALË VEÇ NJË HERË ?

Deri tani Veliaj ka thyer çdo rekord mashtruesish me rrenat e tij. Por sot Tiku i Soros ja kaloi me shpejtësi kozmike ?

Ai tha sot pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja para kamerave tek Flavio Qarri që është i çensuruar nga shumica e televizioneve shqiptare, madje tha se ABC e ka nxjerrë për 12 muaj veç 1 herë.. pra e paska censuru dhe Arian Cani që nga nëntori 2023 ? ? ?

Manuali i Soros, në Kapitullin 3, fq 127 shkruan: “Rrena sa më e madhe të jetë, aq më shumë besohet, për shkak të numrit të idiotëve që duhet të peshkosh” si idiotët që mbledh në sheshe me ndihmën e 200 organizatave të Soros që kanë për detyrë ti sjellin persona nëse duan të marrin përsëri projekte në Fondacionin Soros.

P.s. Me një kërkim të thjeshtë me tagun "Lapaj" del se Tiku i Soros ABC NEWS 3 herë në prime time (ora më e mirë) në 10 muajt e fundit (17 Janar 2024 Bardhazi, 3 Shkurt 2024 dhe 28 Qershor 2024 tek Zonë e Lirë ekskluzive për të) :) Të ankohet Tiku i Soros që është pjellë televizive e Soros përballë nesh që kemi nën censurë absolute 10 vite në 10 tv e oligarkëve  ku del ai kjo është me të ardh diarreja pa pritur papandyer :P

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme