Politika 1 November 2024, 17:47 Nga VNA

Kushtetuesja/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi "lan duart" nuk komenton mandatin e Elsa Toskës

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi "lan

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendos të mos japë asnjë koment apo opinion Kuvendit lidhur me kohëzgjatjen e mandatit të gjyqtares Kushtetuese Elsa Toska.

"Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, KED diskutoi mbi përmbajtjen e pikës së dytë të rendit të ditës. Anëtarët diskutuan dhe ndanë mendimet e tyre, ku në shumicë konkluduan se nuk e çmojnë të përshtatshme t’i drejtohen me një opinion organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë", njoftoi KED.

Vakanca

Në shpalljen e vakancës nga Kuvendi, Elisa Spiropali ka shkelur Kushtetutën duke e shtyrë mandatin nga viti 2025 në vitin 2028.

Deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria apo parlamenti për këtë shkelje. Ndërkohë, që pritej mbledhja e sotme e KED, por edhe kjo e fundit "lau duart" duke mos dhënë vendimarrje.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme