Politika 31 October 2024, 22:35 Nga VNA

Si do ndiheshe nëse do ishe në vendin e arrestimit të Metës? Rama nuk kursen përgjigjen banale: Nëse do kishte halla ato të xhaxhit

Ndaje në Whatsapp
Si do ndiheshe nëse do ishe në vendin e arrestimit të Metës?

Kryeministri Edi Rama u pyet në emisionin Opinion për arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta, ai refuzoi ta komentonte.

Pas insistimit të drejtuesit të emisionit nëse në vendin e Metës do ishte kryeministri, Rama u përgjigje me shprehjen banale popullore.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: A është normale të tërrhiqet zvarrë në mes të ditës, në një nga vendet më publike të Tiranës ish-Presidenti i Republikës.

Edi Rama: Nuk bëj asnjë koment, sepse nuk kam asnjë lloj interesi po të them.

Blendi Fevziu: Po nëse do ishit ju në vendin e zotit Meta, këto imazhe do t’u dukeshin normale?

Edi Rama: Ka një shprehje populli shqiptar për hallën që thotë, “nëse halla do të dispononte, çfarë disponon xhaxhai, do ishte xhaxha”.

Kryeministri refuzoi të përgjigjet edhe për deklaratat e ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se peshku i madh në telefonin e saj të sekuestruar nga SPAK është Edi Rama.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme