Politika 31 October 2024, 12:11 Nga VNA

Debate në Kuvend për mbetjet e dyshuara të rrezikshme në Portin e Durrësit/ Akuzat e opozitës dhe justifikimet në kor të ministrave

Ndaje në Whatsapp
Debate në Kuvend për mbetjet e dyshuara të rrezikshme në

Kontenierët me mbetje të rrezikshme, që ndodhen në anijen në radën e portit të Durrësit, kanë qenë temë debati mes deputetëve të opozitës dhe përfaqësuesve të qeverisë në sallën e Kuvendit. Flutura Açka dhe Agron Shehaj kanë debatuar me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe atë të Marrëdhënieve me Parlamentin, Taulant Balla, për çështjen e mosankorimit të anijes.

Ndërsa Açka dhe Shehaj kanë akuzuar qeverinë se po fsheh të vërtetën duke mos zbritur kontenierët për të cilët prokuroria ka lëshuar urdhër sekuestrimi, ministrat Balla dhe Hoxha janë justifikuar duke thënë se po gjendet vendi dhe siguria e duhur për të mundësuar shkarkimin e tyre.

E distancuar për përgjegjësinë e saj ka qenë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Pa asnjë lidhje të dukshme me situatën e krijuar nga anija me mbetjet e dyshuara toksike, ajo foli për punën e bërë nga ministria e saj për ruajtjen e pastërtisë së ambientit. Pavarësisht demagogjisë së saj, zonja Kumbaro nuk e fshehu dot përgjegjësinë për transportin dhe eksportin e mbetjeve, të cilat tashmë janë shpallur nën sekuestro nga prokuroria. Megjithëse u përpoq të shpjegonte se çfarë përfshijnë “mbetjet”, ministrja Kumbaro nuk i dha përgjigje pyetjes: si është e mundur që Ministria e Mjedisit nuk kishte informacion se një sasi mbetjesh e kompanisë Kurum po transportohej pa lejen e posaçme të kërkuar nga ministria e saj?

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme