
Një tjetër skemë e ngjashme me atë të 5D Konstruksion ështëzhvilluar në Bashkinë e Tiranës, ku dy drejtorë të saj dhe njëshefe sektori i jepnin tendera dhe kontrata qiraje një kompanie pas të cilëve dyshohet se janë vetë ata.
Emisioni Kronos në MCN TV ka zbuluar se në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit ka funksionuar një model i ngjashëm, ku ish drejtorja e Përgjithshme Erinda Fino, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Redion Çatri dhe shefja e sektorit Vilma Diçi kanëdhënë tendera te një kompani e cila zotërohej nga bashkëshorti i Vilmës, Fabjan Diçi.
Çatri rezulton të ketë themeluar gjatë kohës që ishte drejtor në Bashkinë Tiranë kompaninë ‘Paysera Albania’ në bashkëpronësime një ortak tjetër. Shoqëria ka aktivitiet në fushën e pagesave elektronike dhe këmbimit valutor. Ndër vite Çatri ka hapur dhe disa firma të tjera, ku njëra ushtron aktivitet në fushën e bar-kafeve dhe tjetra në shitjet e pasurive të patundshme.
I punësuar në kompaninë Paysera rezulton Fabjan Diçi, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të financës në këtë shoqëri. Diçi vendos më pas që të bëhet vetë biznesmen, vetëm se suksesi i biznesit të tij tashmë do t’i dedikohej kontratave me bashkinë Tiranë e pikërisht me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.
“Me çfarë logjike mund të funksionojë që një zyrtar I shtetit shqiptar që disponon kompani me vlerë në miliona euro, shkon dhe punon për një rrogë 800 euro në muaj, duke humbur 8 orë të ditës produktive ku mund të ketë njëprodhimtari shumë më të madhe në biznesin privat!? Kjo bëhet për të garantuar milionat e euros dhe për t’i shtuar dhe këtë model në Shqipëri, në Bashkinë Tiranë e ka futur Erjon Veliaj.” thotë drejtuesi politik për qarkun Tiranë nëPartinë Demokratike Belind Këlliçi.
Lidhjet në këtë skemë bëhen përmes dy njerzve të tij që janë të besuarit e Drejtores së Përgjithshme Erinda Fino: Redion Çatri, që është dhe pronari i Fabjan Diçit te kompania “PayseraAlbania” dhe Vilma Diçit, bashkëshortes së Fabianit, e cila ka qënë e punësuar si shefe sektori në këtë agjenci.
Rezulton se në shtator të vitit 2021 është themeluar nga Sabri Osma kompania ‘Green Graphics Studio’ dhe është shitur në muajin dhjetor te Fabjan Diçi. Diçi ka ndryshuar objektin e aktivitetit duke shtuar përveç studimeve dhe projektimeve në fushën e pyjeve, edhe shfrytëzimin, grumbullimin dhe tregtimine prodhimeve pyjore jodrusore.
Menjëherë pas hapjes kompania ka gjeneruar që vitin e parë të ushtrimit të aktivitetit 165 mijë euro të ardhura, të cilat janë gjashtëfishuar vitin e dytë të saj, 2023, në rreth 1 milion euro xhiro, falë dhe kontratave të marra nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.
Në vitin 2023, firmës i ndryshohet emri në “Trade and Construction Group” dhe fiton 6 tendera pranë Agjencisë sëParqeve dhe Rekreacionit me vlerë totale 552 mijë euro me tvsh.
Kontratat kanë objekte të ndryshme dhe kompania rezulton të mos ketë përvojë për ofrimin e këtyre shërbimeve, ndërsa në disa tendera mungon konkurrenca dhe i vetmi operator pjesëmarrës është “Trade and Construction Group”.
“Jo vetëm drejtorët e skemës 5D Konstruksion, por dhe drejtorë të tjerë, kanë gjetur një mekanizëm më të thjeshtë, nuk kanë pritur të marrin përqindje siç ka qënë rëndom korrupsioni në tendera, por kanë shkuar vetë te thelbi dhe e kanë marrë ata dhe kanë menaxhuar ata paranë publike për të kryer këto vepra publike” thotë avokati Redi Ramaj.
Shoqëria ka fituar garën për furnizimin e agjencisë me automjete, traktorë dhe fuoristrada ‘pick up’, por kontrata më e madhe është për pyllëzimin me akacje, procedurë e zhvilluar shtatorin e vitit të shkuar kur SPAK ishte në dyert e bashkisë dhekreu i saj bëri ndryshime në nivele drejtuesish.
Firma në hije e dy drejtorëve Fino dhe Çatri arriti të fitojë mes 4 konkurrentëve dhe pse ishte oferta më e lartë, sa 98% e fondit limit. Oferta e dhënë nga “Trade and Construction” ishte 278 mijë euro pa tvsh, ndërsa më e ulta ishte 200 mijë euro.
Kompania pas të cilës fshihen drejtorët e bashkisë, ka fituar dhe një tjetër kontratë për furnizimin me kafshë të Kopshtit Zoologjik, procedurë që gjithashtu është zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Për katër kafshë të llojit lama Alpaka janë paguar 44 mijë euro, kur vlera e një kafshe të tillë në varësi të llojit dhe moshës varion nga 3 deri në 6 mijë euro, çka do të thotë se maksimumi i shpenzimit për 4 të tilla nuk do të ishte më shumë se 24 mijë euro.
“Ky është një model i Bashkisë Tiranë, është i vendosur nënivel sistemik dhe është e shtrirë kudo në aparatet e kësaj bashkie.” thotë eksperti i ekonomisë Pano Soko.
Jo vetëm furnzimin e Kopshtit Zoologjik me kafshë, por dhe me ushqime e ka bërë një tjetër kompani e lidhur me dy drejtorët. Sabri Osma, pronari që i shiti kompaninë Fabjan Diçit ka fituar 6 kontrata me vlerë 220 mijë euro, të gjitha proecdura që janëzhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit si autoritet kontraktor. Osma ka shitur kafshë të buta për kopshtin zoologjik, fara e pesticide si dhe ka dhënë me qira sera dhe fidanishte.
“Këtu jo vetëm ka qënë në konflikt interesi, por realizimi i saj i skemës sidomos kur sheh që ka fituar oferta më e lartë, kupton se nuk ka qënë për të ofruar shërbimin, por njëmundësi për të marrë disa para nga buxheti i bashkisë te xhepi i punonjësit që ka vajtur me lugë në brez!” thotë Pano Soko.
Në janar të këtij, kur Erinda Fino emërohet drejtore e përgjithshme në ndërmarrjen “Tirana Parking”, merr me vete sërish si në postin e drejtorit Redian Çatrin dhe të shefes së sektorit Vilma Diçin. Dhe këtu, kompania “Trade and Construction Group” rezulton fituese e një kontrate të madhe me vlerë 120 mijë euro për blerje makinash elektrike me një ofertësa 95% e fondit limit. Tenderi u anullua më pas në mënyrë të çuditshme, me arsyetimin se fituesi nuk u paraqit për të lidhur kontratën. Ishte muaji prill dhe denoncime të shumta nisën nga Partia Demokratike dhe qytetarë të ndryshëm që hasnin në raste afresh korruptive dhe konflikti interesi. SPAK sapo kishte arrestuar drejtorët e skëms 5D Konstruksion.
“Nuk vjedhin vetëm 20% që është korrupsioni tradicional, por kanë vendosur të vjedhin 100%. Dhe nuk janë vetëm drejtorët e 5D Konstruksion, por shumë të tjerë të përfshirëdhe që i kam denoncuar me emra.” thotë Këlliçi.
Por pronari fiktiv Fabjan Diçi, pas të cilit fshihen dy drejtorët, nuk ka përfituar vetëm tendera dhe pagesa nga shteti por dhe të drejta shfrytëzimi. Fushat e tenisit pranë Parkut të Liqenit Artificial u inaguruan në pranverën e vitit 2021. Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u krenua se me inagurimin e fushave dhe hapësirës sportive po hiqet çibani i fundit, duke nënkuptuar gjendjen e degraduar se ku ndodhej kjo zonë me konflikte të shumta pronësie dhe tha se fushat bashkë me hapësirën e shërbimit po i rikthehen qytetarëve.
“ Ishte një nga ato porositë që më tha ditën e parë, kur do tëçlirohet liqeni dhe ky na kishte ngelur tamam si ai çibani i fundit” tha kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj gjatë ceremonisësë inagurimit të fushave të tenisit në prani të kryeministrit Edi Rama.
Në fakt hapësira e shërbimit i është dhënë me kontratë qiraje kompanisë në pronësi të Fabjan Diçit. Bar kafeja në zemër të liqenit duket se është një biznes fitimprurës i cili vetëm gjatë vitit të shkuar ka xhiruar 300 mijë euro, ndërsa sipas të dhënave që raportohen në bilanc, pagesa për aktivitetin e shfrytëzimit (qiranë) në hapësirën afro 600 m2 ishte 13.900 euro për të gjithëvitin. Lokali i quajtur ‘My favorite’ reklamon dhe logon e kompanisë ku pronar është drejtori i bashkisë Redian Çatri : “Paysera Albania”.
Hapësira e fushave të tenisit bashkë me zonën e shërbimit u kushtuan taksapaguesve të Tiranës 440 mijë euro me tvsh, por sot janë lënë me qira, për tu shfrytëzuar nga kompania e drejtorëve të bashkisë.
“Ju që jeni të vegjël po bëtë çfarë thanë të tjerët dhe po u dorëzuat sa herë që ju kundërshtojnë do të mbeteni të vegjël, po ju thanë që kjo nuk bëhet dhe ju dorëzoheni nuk do ju mbajë mend njeri. Por po guxuat të bëni gjëra të mëdhaja, gjëra të bukura, dhe arsyeja se përse unë jam shumë krenar për Erindën dhe të gjithë stafin tonë që punon këtu ështësepse kanë guxuar!” do të thoshte Veliaj në një takim qëzhvilloi më fëmijë të Tiranës pranë fushave të tenisit.
Vetë tenderi për rikonstruksionin e këtyre ambienteve rezulton i dyshimtë, pasi mes 9 ofertave u përzgjodh kompania që ofroi çmimin më të lartë dhe u skualifikuan të gjithë operatorët e tjerë.
Një tjetër treg i dhënë nga grupi i drejtorëve në shfrytëzim kompanisë së drejtorëve është treni brenda ambienteve tëKopshtit Zoologjik, ndërsa treni në mjediset e Liqenit Artificial është dhënë për t’u shfrytëzuar pa hapur një garë pranëAgjencisë së Prokurimit Publik.
Të drejtat për të marrë në shfrytëzim të mira publike, bëhen duke zbatuar parimet e garës, e ku kriteret për trenin në këtë rast do të ishin ato që do të caktonin fituesin, si standardet mjedisore, që treni të mos punojë me lëndë djegëse siç ishte ai që ofroi shërbimin për 3 vjet, si do të ndahej fitimi, pra sa do të merrteshteti nga të ardhurat ose sa do të ishte çmimi i biletës që të rëndonte më pak xhepat e qytetarëve. Për vitin 2022 dhe 2023 të ardhurat që ka nxjerrë kompania nga treni në Liqenin Artificialjanë përkatësisht 87 dhe 88 mijë euro.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për këtëskemë dhe ka sekuestruar dokumentacion pranë ndërmarrjes “Tirana Parking” dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ndërsa është sekuestruar telefoni i ish-drejtueses Erinda Fino.
Fino u shkarkua më 25 tetor gjatë një mbledhje gjatë të cilës Erion Veliaj largoi 12 drejtues të aparatit të Bashkisë Titranë. Ajo ka qënë në krye të drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Strategjik të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit që prej vitit2015 dhe në 2019-n ka marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci, ndërsa në janar 2024 është vendosur në krye të“Tirana Parking”.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit është një nga strukturat më të mëdha të Bashkisë Tiranë si për fodnet që menaxhon dhe për burimet njerëzore. Buxheti vjetor i sa është afërsisht 7 milion euro në vit dhe ka në organikë një strukturë me 420 punonjës të cilët menaxhojnë parqet, hapësirat kreative dhe pyjet në territorin e kryeqytetit.
Në verë, kryetari i bashkisë tregoi se ka kontraktuar dy kompani ndërkombëtare për të bërë standardizimin e cilësisë dhe çertefikimin e bashkisë dhe një tjetër për hartimin e politikave të mirëqeverisjes dhe transparencës. Por pyetja që shtrojnë të gjithë është se a kanë qënë këto skema të bekuara nga drejtuesi apo drejtuesi ka qënë i paaftë për t’i zbuluar?
“Drejtësia në këtë pikë nuk është vetëm të ndëshkojë disa persona që kanë kryer këtë skemë korruptive, por të bëjnëqë kjo skemë të mos përsëritet në të ardhmen dhe të japin një mesazh të qartë se në atë institucion po vendoset drejtësi.” thotë avokati Redi Ramaj.
“Mua më intereson që të konsfikohet pasuria e drejtorëve qëkanë marrë para të paligjshme dhe SPAKU duhet të shkojëaty ku është përgjegjësia konkrete. Populli e ka caktuar me votë përgjegjësin e parave të tij dhe ai është kryetari i bashkisë.” thotë eksperti Pano Soko.
“Kanë vijuar drejtorë të tjerë dhe pas skandalit 5D sepse kanë qënë të bindur për fuqinë e Veliajt te SPAKU dhe kanëvazhduar nga këto skema për të vjedhur paratë. Në këtë rast zbresim nga 5D në 3D, ky është ndyrshimi i vetëm. Kam njëpikëpyetje për institucionet e drejtësisë sepse nuk ka njeri qënuk e kupton që janë marrë miliona euro tendera dhe janëinvestuar në pallate dhe hotele nga drejtuesit kryesorë tëbashkisë dhe fushatës së Veliaj, dhe shefi i tyre nuk e di qëkëta po kryejnë këto vepra penale, por di çdo gjë për like e share në facebook e çdo njeri tjetër.” thotë Belind Këlliçi.