Politika 31 October 2024, 16:20 Nga VNA

Alibeaj akuzon Spiropalin për zgjatjen e paligjshme të mandatit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese/ Shigjeta dhe ndaj komisionit Xhafaj

Ndaje në Whatsapp
Alibeaj akuzon Spiropalin për zgjatjen e paligjshme të mandatit

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot përpjekjen e Elisa Spiropalit për të zgjatur në mënyrë të jashtëligjshme mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që do të zëvendësonte Elsa Tosken.

“Tek Gjykata Kushtetuese ka ndodhur edhe diçka tjetër që publiku duhet ta marrë vesh. Për atë aktin tuaj, që uroj të jetë nga padija, që me një të rënë të lapsit keni shtuar tre vite mandat një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Këshillë e kam, merreni si të doni, sepse nuk është gjë tjetër veçse një tentativë për të hedhur në erë reformën në drejtësi,” deklaroi Alibeaj.

Spiropali nuk i është përgjigjur akuzës së deputetit Alibeaj, i cili gjithashtu ka shigjetuar dhe Komisionin Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. “Shqiptarët duhet të dinë edhe diçka tjetër për reformën në drejtësi. Konflikti është i stisur, sepse ai që është elefanti në dhomë është Komisioni që do të fillojë luftën antikorrupsion. Prandaj provokuat një segment të opozitës duke përjashtuar nën tymin e flakëve dhe zhurmën e bilbilave, për të mundur të gjenit një dakordësi të vetmin institucion sot që keni frikë, SPAK,” deklaroi Alibeaj, i cili së bashku me 4 deputetë të tjerë ishin të vetmit të pranishëm në seancën e sotme plenare, ku debati u përqendrua tek anija me mbetje të dyshuara të rrezikshme që pritet të ankorohet në portin e Durrësit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme