Politika 1 November 2024, 14:40 Nga VNA

Socialistët votojnë për vendimin e Kushtetueses për dënimet

Ndaje në Whatsapp
Socialistët votojnë për vendimin e Kushtetueses për

Këshilli i Legjislacionit në Kuvend ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rregulloren për dënimet e deputetëve. Vendimi u miratua vetëm me votat e pesë deputetëve socialistë, pasi deputetët e opozitës zgjodhën të mos marrin pjesë në votim.

Deputeti socialist Toni Gogu deklaroi se “Ne i zbatojmë katërcipërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por duhet të ketë balancë mes disiplinës dhe lirisë së shprehjes”.

Ndërkohë, diskutimi për dy pika të tjera u shty për shkak të mungesës së relatorëve. Këto pika përfshijnë ndryshimet për komisionet hetimore, ku relator ishte Ermonela Felaj, dhe për profesionet e lira, ku relator është Eduart Shalsi.

Vendimi i sotëm ruan në fuqi përjashtimet 60-ditore për deputetët e Partisë Demokratike për incidente të mëparshme që përfshinin zjarrvënie dhe dëmtime të tjera në Kuvend. Ndërkohë, për akuzën e dhunës ndaj Gardës, masa e përjashtimit prej 30 deri në 60 ditë është hequr.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme