Politika 31 October 2024, 23:01 Nga VNA

E futi në listë të sigurtë/ Rama për arrestimin e Jurgis Çyrbes: Ndihem i lehtësuar

Ndaje në Whatsapp
E futi në listë të sigurtë/ Rama për arrestimin e

Kryeministri Edi Rama komentoi arrestimin e deputetit, Jurgis Çyrbja, i cili ka bashkëpunuar me grupet kriminale, ndërsa u fut nga partia socialiste në listën e sigurt për zgjedhjet parlamentare.

Rama tha se këto janë broçkulla, ndërsa u shpreh se ndihet i lehtësuar kur eksponentë të PS zbulohen se kanë bërë zullume dhe me ta merret drejtësia.

“Nuk është bërë hetim i treti apo i pesti. Këto janë broçkulla. Nuk është aspak e pamundur që në një vend se i yni njerëzit të dinë diçka paraprakisht dhe të fillojnë ta përdorin. Ai është subjekt sot i drejtësisë për një temë që e ka sqaruar vetë organi që ka vepruar ndaj tij. Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet. Unë ndihem i lehtësuar kur dikush që ka marrë mandat nga PS, dikush që ka marrë besim nga unë e ka shpërdoruar dhe ekspozohet nga drejtësia. Unë ndihem i lehtësuar.

Përzgjedhja e njerëzve bëhet edhe mbi bazën e atyre që di. Në rrugën e jetës shumë njerëz rrugës, devijojnë, bien në gracën e përfitimit të paligjshëm dhe ka një sistem që i ndëshkon. Të të them që edhe kur larg qoftë je në familje mund të ndodhë që fëmija të dalë nga shinat”, tha Rama në Opinion.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme