Politika 1 November 2024, 15:29 Nga VNA

Mbledhja e KED diskuton kandidaturat dhe kohëzgjatjen e vakancës në Gjykatën Kushtetuese. Prezente dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA

Ndaje në Whatsapp
Mbledhja e KED diskuton kandidaturat dhe kohëzgjatjen e vakancës

Mbledhja e Këshillit të Lartë të Emërimeve diskuton kandidaturat dhe kohëzgjatjen e vakancës në Gjykatën Kushtetuese. Prezente dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA

Në orën 14:00 ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Emërimeve, e cila do të shqyrtojë sot kandidaturat për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Mbledhja e sotme, në pikën e dytë të rendit të ditës, parashikon gjithashtu çështjen e mandatit të anëtarit që do të zëvendësojë Elsa Toskën, e cila dha dorëheqjen disa javë më parë. Në shpalljen e vakancës nga Kuvendi, Elisa Spiropali ka shkelur Kushtetutën duke e shtyrë mandatin nga viti 2025 në vitin 2028.

Deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria apo parlamenti për këtë shkelje. Ndërkohë, mësohet se në mbledhjen e sotme të KED kanë mbërritur edhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Mesa duket, shkelja e Kushtetutës nga kryetarja e Kuvendit po përcillet me shqetësim nga ndërkombëtarët. Mbetet për t’u parë çfarë do të vendosë mbledhja e sotme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme