Politika 1 Nëntor 2024, 17:23 Nga VNA

Kampet e emigrantëve në Shqipëri/ La Repubblica:  295 agjentë do jetojnë në resorte luksoze pranë detit

Ndaje në Whatsapp
Kampet e emigrantëve në Shqipëri/ La Repubblica:  295

Jo vetëm paga luksoze – 100 euro në ditë standard të parashikuara për misionin jashtë shtetit – por edhe një akomodim luksoz. Dhe kjo i rëndon shumë arkat e shtetit italian me pothuajse 9 milionë euro për 12 muaj. Kështu shkruan media italiane "La Republican", ku ndër të tjera shpjegon se kaq do të kushtojë pritja e 295 agjentëve të policisë dhe karabinierëve që prej disa kohësh janë të vendosur në Shqipëri, për momentin duke ruajtur dy qendra bosh në Shëngjin dhe Gjader. Për ushqimin dhe akomodimin e secilit prej tyre, Ministria e Brendshme do të shpenzojë 80 euro, një shifër e konsiderueshme në Shqipëri, ku çmimet dhe fuqia blerëse janë shumë të ndryshme nga ato në Itali.

Në fakt, strukturat e grupit Rafaelo Resort janë të kategorisë luksoze dhe strukturat 'Rafaelo Executive' dhe 'Hotel Comfort' të zgjedhura për të strehuar agjentët janë dy hotele buzë detit me 5 dhe 4 yje, me plazh privat, qendër wellness, pishina dhe restorant.

Aktualisht nuk është e qartë nëse është bërë një tender për të gjetur zgjidhjen optimale. Ajo që dihet me siguri është se marrëveshja ndërmjet grupit Rafaelo dhe Ministrisë së Brendshme është për dymbëdhjetë muaj dhe përfshin "akomodim në dhoma individuale, ushqim dhe shërbime të lidhura", si dhe "përdorimin ekskluziv të restorantit Comfort Family". Kur të përfundojnë punimet dhe nëse inspektimi do të jetë pozitiv, agjentët do të akomodohen edhe në 'Rafaelo Lake'.

Me pak fjalë, një akomodim shumë komod dhe larg nga ai i parashikuar për policinë e burgjeve, e "dënuar" të jetojë në module të parafabrikuara, për më tepër në dhoma që ndahen me dy persona, brenda qendrës së Gjaderit. Kjo situatë ka shkaktuar tashmë disa reagime të zemëruara nga sindikata Uilpa dhe shumë pakënaqësi.

"Gjatë gjithë kësaj kohe, Ministria e Drejtësisë (?), Departamenti i Administratës së Burgjeve – thekson me tone kritike sekretari Gennarino De Fazio – vazhdon të mbajë punonjësit e Policisë së Burgjeve që punojnë në menaxhimin e burgut në Gjadër në struktura të parafabrikuara, të vendosura mbi zyrat e burgut dhe të arritshme nga një shkallë e jashtme (si shkallë emergjente), në dhoma të përbashkëta, pa mobilje elementare, me një TV të vetme të mbështetur mbi dy banka të ngjashme me ato shkollore (as me rrota!) dhe të instaluar në një ‘dhomë relaksi’ (sic!) të pajisur, siç duket, me karrige të ardhura nga CPR."

Zyrtarisht nga protestat janë distancuar njëmbëdhjetë oficerët e stacionuar në Shqipëri, ndërsa Aldo Di Giacomo, sekretari i Sindikatës së Policisë së Burgjeve, një tjetër sindikatë nga ky rrjet, u ngut të ndërhynte në mbështetje të qeverisë Meloni, duke theksuar se “ata që janë tani në Shqipëri marrin 139 euro më shumë në ditë dhe janë dukshëm më mirë se personeli i burgjeve në Itali."

Por mes agjentëve ka pakënaqësi; shumë prej tyre ankohen për pabarazinë e trajtimit dhe në thelb kërkojnë edhe ata të shkojnë në një resort.

Video

Afër burgut të Durrësit, ku ndodhet në paraburgim kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë dëgjuar shpërthime fishekzjarresh mbrëmjen e sotme. Burime jozyrtare i thanë VNA se fishekzjarret janë hedhur nga mbështetës të Veliajt për të festuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë dekretin e presidentit për zgjedhjet për kryebashkiak në Tiranë. https://www.vna.al/politika/kushtetuesja-rrezoi-dekretin-e-presidentit-mbeshtetesit-e-veliajt-festo-i16466

Këto janë momentet e shembjes së një pjese të kullës mesjetare Torre dei Conti, pranë Forumit Romak, ku një punëtor mbeti i plagosur rëndë gjatë punimeve të restaurimit. Sipas mediave italiane, tre punëtorë të tjerë janë shpëtuar, ndërsa një person mbeti për një kohë të bllokuar nën rrënoja. Gjatë operacionit të shpëtimit, një pjesë tjetër e strukturës u shemb, duke krijuar një re të dendur pluhuri dhe mbeturinash që vështirësuan ndërhyrjen e zjarrfikësve. Torre dei Conti, një nga kullat më të njohura të epokës mesjetare në Romë, u ndërtua në shekullin XIII nga Papa Innocent III si rezidencë për familjen e tij. Struktura ka një histori të gjatë dëmtimesh: ajo pësoi kolaps të pjesshëm gjatë tërmetit të vitit 1349, si dhe shembje të tjera në shekullin XVII.

Kryemadhi shkon në SPAK, rrëmben vëmendjen me look-un e ri. Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për “detyrim paraqitje.

Kur Gjinushi është frymë e re imagjinoni si është e vjetra

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme