Politika 1 November 2024, 18:29 Nga VNA

KQZ lehtëson kushtet për votën e emigrantëve

Ndaje në Whatsapp
KQZ lehtëson kushtet për votën e emigrantëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të lehtësojë kërkesat për dokumentet e nevojshme për emigrantët që duan të votojnë, duke pranuar çdo dokument që vërteton adresën ku do të dërgohet fleta e votimit. Emigrantët nuk do të kufizohen vetëm te provat e pronësisë ose kontratat e qirasë; çdo dokument që lidh personin me adresën e tij do të pranohet, si rezultat i propozimeve nga shoqatat e diasporës.

Për të siguruar të drejtën e votës, emigrantët do të duhet të ngarkojnë një dokument në portalin online të KQZ-së që vërteton vendbanimin ku do të dërgohet zarfi me fletën e votimit. KQZ ka publikuar një listë dokumentesh të pranueshme, duke përfshirë pronësi banese, kontrata qiraje, fatura shërbimesh, si dhe dokumente të tjera që vërtetojnë adresën, edhe nëse nuk janë në listë.

Në diskutimet për këtë çështje, u përmend gjithashtu përfshirja e dokumenteve shtesë, si vërtetime bankare, apo përdorimin e patentave dhe çdo dokumenti tjetër që provon adresën dhe është lëshuar në vendin e huaj. Muharrem Caka nënvizoi se këto dokumente nuk do të kenë nevojë për noterizim apo përkthim dhe do të pranohen në gjuhën origjinale.

Zgjerimi i listës së dokumenteve u bë pas negociatave me përfaqësuesit e diasporës. Megjithatë, KQZ mbetet në pritje të ndonjë ndryshimi në Kodin Zgjedhor nga Parlamenti, që do të siguronte më shumë kohë për votën e emigrantëve, pasi ligji aktual lë pak kohë për dorëzimin dhe kthimin e fletës së votimit brenda datës së zgjedhjeve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme