Politika 2 November 2024, 13:59 Nga VNA

Shkodër/ Qytetarët marshojnë në protestë kundër krimit pas atentatit të trefishtë

Ndaje në Whatsapp
Shkodër/ Qytetarët marshojnë në protestë kundër

Qytetarët e Shkodrës, së bashku me disa deputetë të Partisë Demokratike (PD), kanë dalë në një protestë në formë marshimi kundër krimit, pas atentatit të rëndë të ndodhur më 30 tetor në fshatin Dobraç. Sulmi me armë zjarri mori jetën e Hamza Lici, Arlind Bushatit dhe Flutura Bashës, e cila u qëllua rastësisht teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Protesta e organizuar nga PD nisi para bashkisë dhe vijoi në pedonalen e qytetit. Qytetarët mbanin banderola me mesazhin: “Qytetnimi asht ma i fortë se krimi, po na vrasin duhet reagim”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se “Shkodra nuk mund t’i nënshtrohet krimit” dhe akuzoi krimin e organizuar për lidhje të ngushta me politikën, që, sipas tij, i kanë dhënë pushtet të rrezikshëm. Bardhi gjithashtu theksoi se ngjarja ishte paralajmëruar nga një kallëzim i mëparshëm i njërit prej viktimave.

Atentati ndodhi në rrugën kryesore që lidh Shkodrën me Malësinë e Madhe, ku një makinë u përplas me automjetin e tipit “Mercedes” ku udhëtonin Lici dhe Bushati, duke hapur më pas zjarr me breshëri kallashnikovi. Lici humbi jetën në vend, ndërsa Bushati ndërroi jetë më vonë në spital. Flutura Basha, e cila ishte kalimtare në rrugë, mbeti viktimë e këtij sulmi, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha, u plagos rëndë.

Protesta kërkon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxjerrë në pah shqetësimin për sigurinë në qytet, ndërsa qytetarët dhe deputetët e PD-së kërkojnë masa të menjëhershme kundër krimit të organizuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme