Politika 2 November 2024, 14:24 Nga VNA

Sude me gjyslyke - Arlind Qori i kërkon Ramës t’i drejtohet me emër dhe jo me epitete.

Ndaje në Whatsapp
Sude me gjyslyke - Arlind Qori i kërkon Ramës t’i drejtohet me

Kryetari i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, ka reaguar sot në rrjetet sociale duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama t’i përmendë emrin kur flet dhe e akuzon.

“Dy herë është detyruar Edi Rama të më përmendë publikisht. Në të dyja rastet pa edukatën e të drejtuarit në emër, por i fiksuar në mënyrë perverse me aftësinë time për të shikuar. Gjatë protestave studentore të dhjetorit 2018 më drejtohej ‘Është një qorr…’, duke zgjuar indinjatën e një studenti të verbër që kishte përballë. Kurse sot më ka quajtur ‘Sude me gjyslyke’. I digjte atëherë përfshirja ime mes studentëve, i përcëllon sot ndikimi im dhe i Lëvizjes BASHKË te pensionistët.

I gjori! Kujton se do të zgjidhet prapë kryeministër,” – shkruan Arlind Qori në Facebook, pasi së fundmi drejtoi edhe një protestë të pensionistëve përpara Kryeministrisë. Kreu i Lëvizjes BASHKË së fundmi është përfshirë në polemika edhe me drejtues të partive të tjera të vogla opozitare, duke zbehur shpresën se fluksi i votës opozitare do të orientohet i gjithi bashkë kundër votave që pritet të marrë PS e drejtuar nga Edi Rama në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme