Politika 4 November 2024, 13:26 Nga VNA

PD ngre shqetësimin për konfliktin e interesit të Linda Ramës në raportet ndërkombëtare për Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (PD) ka dërguar një letër përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare që realizojnë monitorime dhe raporte për Shqipërinë, duke përfshirë UNDP, ILO, UNICEF, USAID dhe të tjera. Në letër, PD shpreh shqetësimin për përfshirjen e Linda Ramës, bashkëshortes së Kryeministrit të Shqipërisë, në realizimin e analizave dhe vlerësimeve ekonomike dhe sociale për vendin.

Deputetët e PD argumentojnë se për shkak të pozicionit të bashkëshortit të saj si Kryeministër, Linda Rama ndodhet përballë një konflikti interesi në raste të tilla, gjë që sipas tyre cenon paanshmërinë dhe kredibilitetin e raporteve të përgatitura nga këto institucione. PD thekson se ky konflikt përbën shkelje të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, pasi Linda Rama ka një interes të drejtpërdrejtë dhe të pamundur për të ruajtur neutralitetin e kërkuar.

Letra thekson shqetësimin se një situatë e tillë mund të ndikojë në besueshmërinë e produkteve të sponsorizuara nga organizatat ndërkombëtare në Shqipëri, duke kërkuar reflektim dhe rishikim të përfshirjes së saj në këto projekte.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme