Politika 4 November 2024, 20:10 Nga VNA

Diaspora/ KQZ ngel në klasë aplikacionin për të regjistruar votuesit nga jashtë

Ndaje në Whatsapp
Diaspora/ KQZ ngel në klasë aplikacionin për të regjistruar

  • ??????????????? ? ???????????????? ?ë ??? ??? ?????? ????? ? ????????? ?ë ?????????? ??????????r

Sot, Komisioni Rregullator u mblodh për të shqyrtuar projektvendimin “Për miratimin e karakteristikave themelore të funksionalitetit të platformës elektronike për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë". Projektvendimi parashikonte rregulla të përgjithshme të përcaktuara në Ligj sa i takon shfaqjes së vullnetit të zgjedhësve nga jashtë vendit për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit, me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës për zgjedhjet për Kuvend. Gjithashtu, parashikonte rregulla të posaçme që lidhen me krijimin, administrimin, dhe funksionimin e Platformës Elektronike për Regjistrimin (PER), si dhe rregullat teknike për shqyrtimin e kërkesave për regjistrim nga PER. Projektvendimi u votua në parim 2 pro dhe 3 kundër, duke mos marrë votat e nevojshme për t’u konsideruar i miratuar. Aplikacioni Sipas rregullores së miratuar nga KQZ, procedura për votën e Diasporës përfshin: 1. Shkarkon Aplikacionin e KQZ (aplikacion që nuk i miratuar nga Komisioni Rregullator). Më pas në këtë aplikacion vijohet duke... 2. Hap një llogari në Platformën e KQZ 3. Identifikohet me: – Shenjat e fytyrës, – Kodin gjashtë shifror në telefon, – E-mail, – Numrit Personal të ID – Pasword Pastaj ngarkon në Platformë: 4. Kontratë qeraje ose dokument pronësie për vendqendrimin jashtë vendit. 5. Adresë fizike 6. Adresë elektronike 7. Numër telefoni Më pas bën kërkesën për t’u regjistruar dhe pret 5 ditë që KQZ të verifikojë të drejtën për të votuar. Deri tani ky aplikacion ngeci. Pritet të shikohet se si do vijohet në vijim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme