Politika 4 November 2024, 14:27 Nga VNA

PD do rikthehet në Kuvend?/ Mosbindja civile i le vendin diskutimit në parlament për Buxhetin e 2025

Ndaje në Whatsapp
PD do rikthehet në Kuvend?/ Mosbindja civile i le vendin diskutimit në

Edhe pse e enjtja e kaluar në Kuvend dha shenja të qarta të zbutjes së mosbindjes civile nga ana e deputetëve demokratë, ende nuk ka pasur një deklaratë të qartë për qëndrimin e mëtejshëm të opozitës parlamentare. Sot, kryetari demokrat Berisha la të kuptohet se parlamenti dhe debati parlamentar mund t’i rikthehen normalitetit për të votuar buxhetin e vitit 2025.

“Një vendim do të merret, por qëndrimi ynë është i prerë. Minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ky është ligji i të gjitha ligjeve që do të mbrojmë në Parlament. Ftoj çdo shqiptar të mbështesë këtë nismë, e cila i jep zgjidhje të menjëhershme problemeve të mëdha të krijuara për 46% të shqiptarëve që jetojnë sot në varfëri. Vendosja e minimumit jetik dhe llogaritja e pensioneve me një rritje shtesë, ky buxhet ka çdo mundësi dhe kapacitet për ta vendosur në këtë mënyrë. Vetëm këtë vit ka pasur një suficit prej 700 milionë euro nga mosrealizimi i shpenzimeve dhe investimeve. Mosbindja civile ka 77 metoda dhe zhvillohet kudo. Mendoj se ne duhet të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro,” tha Sali Berisha në konferencën e sotme për shtyp.

Pas protestës së organizuar në Strasburg dhe “shuplakës” së eurodeputetëve në takimin e Tiranës, u pa qartë se qëndrimi i grupit parlamentar të PD kishte ndryshuar kurs, duke u orientuar drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kuvendin. Pritet që së shpejti PD të marrë vendimin e qartë politik për t’u rikthyer në Kuvend.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme