Sociale 20 November 2024, 09:57 Nga VNA

Prindërit në protestë për jetën dhe sigurinë e fëmijëve

Ndaje në Whatsapp

Pas vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”,  në orën 11:00 do të zhvillohet një marshim nga kjo shkollë drejt Ministrisë së Arsimit.

Prindërit dhe qytetarët do të protestojnë për jetën dhe sigurinë e fëmijëve, duke kërkuar masa të vërteta mbrojtëse. Pavarësisht premtimeve për siguri, sistemi ka dështuar dhe incidentet e dhunshme në shkolla po përsëriten. Konfliktet dhe plagosjet ndër nxënës vazhdojnë, duke nxjerrë në pah nevojën për një reagim më të fortë dhe një vizion të qartë për sigurinë në arsim.

 

 

Video

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme