Sociale 20 Nëntor 2024, 09:18 Nga VNA

Tregtimi i valutës u rrit me 21% në tremujorin e tretë të vitit

Ndaje në Whatsapp
Tregtimi i valutës u rrit me 21% në tremujorin e tretë të

Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në tremujorin e tretë të vitit. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, vëllimi i tregtimeve u rrit me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregtimi i valutës është rritur me ritme dyshifrore përgjatë gjithë 9-mujorit të parë të vitit, duke dëshmuar praninë e flukseve të larta valutore në ekonomi. Volumet e tregtimit të valutës ishin rritur me 30% në tremujorin e dytë të vitit dhe me 16% në tremujorin e parë.

Banka e Shqipërisë konstaton se kursi i këmbimit të lekut ndaj valutave kryesore vijoi të karakterizohet nga presione forcuese edhe gjatë tremujorit të tretë. Mbiçmimi i lekut u rishfaq prej muajit gusht, ndonëse jo me të njëjtën shpejtësi si në fillim të tremujorit të dytë të vitit.

Kursi mesatar i këmbimit euro-lek zbriti gradualisht në 100 në gusht, e më tej në 99.4 në shtator, pas qëndrueshmërisë në një mesatare prej 100.4 të vërejtur në periudhën maj – korrik.

Ndërkohë, pasi shënoi nivelin më të ulët prej 2.8% në muajin korrik, mbiçmimi vjetor u thellua në tre muajt pasues, duke shënuar vlerën mesatare prej 6.4%. Ky nivel është gjithsesi nën normën mesatare të mbiçmimit prej 9.3% të vërejtur gjatë gjashtë muajve të parë të viti.

Megjithatë, ecuria e kursit të këmbimit është ndikuar pjesërisht edhe nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore ka kryer rregullisht ndërhyrje gjatë periudhës maj-korrik, me qëllim për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit.

Por, pasi në muajin gusht Banka e Shqipërisë u tërhoq nga ndërhyrjet duke ia lënë kursin forcave të tregut, euro ka vazhduar rënien poshtë kufirit të 100 lekëve dhe po thyen vazhdimisht rekorde të reja historike.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 98.11 lekë, duke arritur nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

Në harkun e pesë viteve të fundit, kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë me pothuajse 20%.

Burimi i ofertës së lartë valutore në ekonomi mund të identifikohet sidomos tek rritja e numrit të turistëve të huaj dhe te investimet e huaja, veçanërisht ato në tregun e pasurive të paluajtshme.

Agjentët e tregut perceptojnë gjithmonë edhe një efekt të konsiderueshëm nga prurjet valutore të lidhura me aktivitete informale ose të jashtëligjshme, si një faktor që i ndikon në vazhdimësi treguesit ekonomikë dhe financiarë të vendit, duke përfshirë këtu edhe kursin e këmbimit.

Nga ana tjetër, leku i fortë edhe për këtë është mbështetur pjesërisht nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat mbiçmuese. Sipas shifrave të Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit suficiti arriti vlerën rekord të pothuajse 69 miliardë lekëve.

Forcimi i lekut e ndihmoi ekonominë shqiptare të përballonte me pasoja më të zbutura valën inflacioniste të vitit 2022. Gjithashtu, forcimi i lekut në përgjithësi vlerësohet të ketë luajtur një rol pozitiv në stabilitetin financiar, duke rritur aftësinë paguese të huamarrësve në euro, me të ardhura në lekë. Por, nga ana tjetër, leku më i fortë ka dhënë efekte të dukshme negative në sektorët eksportues të ekonomisë./MONITOR

Video

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për hakerimin e serverëve të këtij institucioni. https://www.vna.al/kronika/ish-kreu-i-burgjeve-agim-ismaili-paraqitet-ne-spak-nen-hetim-per-hakerim-i18200

Ka ca punë të tjera Ulsiu. Nuk do merret gjithë ditën me mbledhjet e Këshillit të Mandateve

Me tensione është shoqëruar mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Gjatë zhvillimit të saj, shoferët e autobusëve të linjave urbane kanë kërkuar të futen në sallën e mbledhjes, por janë ndaluar nga efektivët e policisë bashkiake. Shoferët kanë kërkuar një takim me kryetaren e bashkisë për të diskutuar problemin e ngritur edhe një ditë më parë, atë të konkurrencës së paligjshme në transportin urban.

Deputetja e PS Olta Xhacka paraqitet në SPAK.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme