Sociale 17 November 2024, 10:13 Nga VNA

Po Panairit të Librit! Jo mbylljes së Bibliotekës Kombëtare!

Ndaje në Whatsapp

Panairi i Librit, këtë vit shënoi edicionin e tij të 27-të. Prej ditës së mërkurë më 13 nëntor deri sot më 17 nëntor panari  vijon të jetë i hapur në Pallatin e Kongreseve. Motoja e panairit të këtij viti është “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.

Bashkë me tituj të rinj për lexuesit, në panair u mbajtën edhe takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi mbi përkthimin, workshop-e, seminare, etj. Teksa për të tretin vit radhazi zhvillohet “Sofaja e Librit”.

Një risi e cila synon të rikthejë vemendjen kryesisht ndaj librit shqiptar, dhe ku shumë autorë, përkthyes, botues ulen për të prezantuar librat e tyre të rinj ose për të diskutuar çështje që lidhen drejtpërdrejt me librin.

Panairi mbyllet sot dhe si çdo vit do ndahen edhe çmimet letrare. Ende nuk ka statistika mbi pjesëmarrjen apo shitjet e librit, por interesi për këtë aktivitet ka qenë i lartë.

Por teksa sheh në Panair sesa interes kanë qytetarët për librin, ndjen keqardhje për raportin fragmentar dhe komercializimin e kulturës së leximit në vendin tonë.

Panairi i Librit, ndonëse një eveniment i përvitshëm, zgjat shumë pak ditë. Duket sikur “fara” që kërkon të mbjellë ky aktivitet nuk arrin të çelë. Shumë herë për shkak të raportit që kërkojnë të ndërtojë me lexuesin dhe mbi të gjitha për kostot që kanë sot librat në Shqipëri.

Edhe pse taksat mbi librin dhe libraritë në vend janë ulur, çmimet e librave janë ende të larta, çka mund të jetë një prej treguesve se përse lexohet kaq pak në vendin tonë.

Jo vetëm kjo por edhe librat që ofrojnë libraritë e lagjeve janë tejet të varfër në tituj dhe me asnjë risi me litaturën e kohës.

Ndërsa fati i Bibliotekës Kombëtare dihet tashmë.

Prej vitit 2018, kohë kur u përmbyt Biblioteka Kombëtare, nuk ka më huazime, dhënie libri për lexuesin shqiptar. Asnjëherë nuk u bë një bilanc mbi humbjet apo rikuperimet e mundshme por fakt është që sot e vetmja sallë funksionale si sallë leximi është Salla Shkencore.

Ndërsa sot, VNA ka fotograguar  sallën e katit të parë të Bibliotekës Kombëtare. Nga fotot mund të shihet qartë se si kjo godinë është kthyer në një magazinë të madhe, mbushur plot me arka bananesh. Janë arka të mbushura plot me libra. Kështu ruhen librat, nëpër arka bananesh, që janë vendosur edhe në atë që dikur ka qenë sallë leximi për shtypin dhe salla e skedarëve dhe shërbimit.

Shpresojmë dhe urojmë që kjo panoramë të mos jetë sinjal për fatin e ardhshëm të bibliotekës, me mbylljen e saj.

Kjo nuk do të ishte larg mendsh, duke patur parasysh që drejtuesi i saj është në konflikt të hapur interesi, pasi z.Pirro Misha, sot drejtori i Bibliotekës Kombëtare është edhe një prej zotëruesve të librarisë më të madhe në vend.

 

  

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme